×
feja

Siç dëshmojnë studimet sociologjike, në Rusi numri i besimtarëve që praktikojnë Ortodoksinë dhe Islamin rezulton në rritje, ndërkohë që numri i njerëzve, të cilët e konsiderojnë veten ateistë, po vjen duke u reduktuar.

Në Rusi u shfaq "Atlasi i feve". Hartuesit e tij - sociologë të shërbimit kërkimor jokomercial "Mjedisi" - janë të bindur se harta e preferencave fetare tregon jo vetëm shumëllojshmërinë e besimeve, por paraqet gjithashtu në vetvete një lloj portreti etnologjik, psikologjik, madje dhe civil të vendit të vet.

Për herë të parë në Vatikan u ekspozuan 9 fragmente të vogla të relikeve (mbetjeve mortore), të cilat konsiderohet të jenë eshtrat e  Shën Pjetrit Apostull, Papës së parë të Romës.

Gjykata në Malajzi vendosi se fjala "Allah" mund të përdoret vetëm nga myslimanët e vendit.

Qindra mijëra besimtarë nga Argjentina morën pjesë në një pelegrinazh në një nga tempujt më të nderuar të vendit - në bazilikën e Nënës së Perëndisë "Basilica de Nuestra Senora" në qytetin Lujan, 60 km larg nga Buenos Aires.

Papa i Romës Françesku kaloi ditën e radhës të vizitës së vet të mbushur plot me ngjarje të larmishme në Rio de Janeiro. Të enjten atij iu dorëzua çelësi simbolik i qytetit. Pontifiku bekoi flamurët e Lojrave Olimpike dhe Paralimpike, që do të mbahen në Rio në vitin 2016.

Më 25 korrik Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill si dhe përfaqësuesit e Kishave lokale orthodhokse, të cilët mbërritën në kryeqytetin rus për pjesëmarrje në solemnitetet e organizuara me rastin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë.

Shërbesa solemne kishtare me pjesëmarrjen e delegacioneve të të gjitha kishave orthodhokse të botës, të cilat hapin festimet grandioze me rastin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë, po mbahen në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Mijëra pelegrinë mbërritën në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë për t’ju përulur Kryqit, në të cilin u kryqëzua Shën Andreu Apostull.

Gjykata e Lartë e Rusisë e njohu të ligjshëm ndalimin e vendosur për mbajtjen e shamive të kokës (hixhabit) nga vajzat në shkolla. Kolegjiumi i gjykatësve hodhi poshtë paditë e tre banorëve të Stavropolit, të cilët u përpoqën të arrijnë anulimin e vendimit të qeverisë rajonale mbi papranueshmërinë e mbajtjes së shamisë myslimane në klasë.

Mitropoliti i Krutickit dhe Kollomenskut Juvenali në vigjilje të Festës së Ndritur të Ngjalljes së Krishtit iu drejtuar audiencës së Radiokompanisë "Zëri i Rusisë":
Tamerllan dhe Xhohar Carnaev, të dyshuarit për organizimin e shpërthimeve në vijë
Papa Françesku po ndiqet me interes të gjallë jo vetëm prej katolikëve të mbarë botës, por edhe nga orthodhoksit. Sidomos ata që ndodhen fare pranë Vatikanit. Besimtarëve që frekuentojnë Kishën ruse të Shën Katerinës, e cila ndodhet vetëm disa kilometra nga Katedralja e Shën Pjetrit, Papa Françesku u imponon vetëm ndjenja dhe emocione pozitive.
Papa i ri i Romës, i zgjedhur nga Konklava në Cappella Sistina të Vatikanit, u bë Kardinali argjentinas 76-vjeçar, Arqipeshkvi i Buenos Aires Jorge Mario Bergoglio. Faktin, që Pontifiku i ri nuk është nga Evropa, ekspertët e quajnë pothuajse shansin e fundit për Vatikanin, i cili nuk po mundet të gjejë dot mirëkuptim në Europën laike.
Festa e Shën Valentinit - apo Dita e të dashuruarve - kremtohet nga bota më 14 shkurt. Kartolinat në formën e zemrave, deklaratat e dashurisë dhe dhuratat tradicionale janë bërë tashmë atribute të pandashme të saj. Në Rusi kjo festë, e cila u bë shumë popullore në fillim të viteve 1990, filloi të zvenitet gradualisht. Sipas të dhënave të sociologëve, këtë ditë kanë ndërmend ta festojnë rreth 30% e rusëve, ndërsa të blejnë dhurata pak më shumë se 10% e tyre.
Në Kishën Katolike Romake pas largimit nga froni të Benediktit XVI nuk do të
Abdikimi i Benediktit XVI u bë një ngjarje krejtësisht e papritur jo vetëm për besimtarët katolikë dhe Kurinë e Selisë së Shenjtë, por edhe për specialistët. Vetë Papa e motivon vendimin e tij për të lënë fronin me problemet shëndetësore. Ndërsa ekspertët flasin për krizën në gjirin e Kishës Katolike.
Bota po përpiqet tani të parashikojë se me çfarë pasojash do të jetë i mbarsur largimi nga froni i Papës së Romës. Abdikimi i Benediktit XVI u bë një ngjarje krejtësisht e papritur për të gjithë. Ndërsa Pontifiku po kalon ditët e veta të fundit në statusin e Kreut të Selisë së Shenjtë, bota e krishtere perëndimore shtron pyetjen: po çfarë do të ndodhë më tej? Ekspertët përgjigjen: do të zgjidhet Papa i ri latinoamerikan dhe do të vendoset ndërveprimi midis Krishterimit dhe Islamit.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30