×
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike , Tetor 2013

Në Siri u eliminuan të gjitha pajisjet e deklaruara për prodhimin e armëve kimike, njoftuan përfaqësuesit e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Siria deklaroi 1.300 ton substanca kimike, të përdorura për prodhimin e armëve kimike, si dhe më shumë se 1.200 municione të pambushura, njoftohet në raportin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) kanë kontrolluar tashmë në Siri 19 objekte të lidhur me armët kimike, dhe tani u kanë mbetur për të kontrolluar 4 objektet e mbetura nga 23 gjithsej të zbuluara në Damask, njoftohet ditën e premte në faqen e Internetit të Organizatës.

Norvegjia nuk ka ndërmend të shkatërrojë armët kimike siriane në territorin e saj, siç propozoi më parë OKB-ja, deklaroi Ministri i Jashtëm norvegjez Boerge Brende.

Qeveria suedeze vendosi të dërgojë një njësi transporti të Forcave Ushtarake të Mbretërisës për të ndihmuar Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në luftën për shkatërrimin e agjentëve kimikë në Siri.

Autoritetet siriane brenda 24 orëve pritet t’i paraqesin Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) planin e përgjithshëm për shkatërrimin e municioneve që përmbajnë substanca toksike, deklaroi sot për gazetarët në Hagë Zëdhënësi i ONAK, Michael Luhan.

Planet për shkatërrimin e arsenaleve të armës kimike të Sirisë po ndeshen me vështirësi, njoftojnë mediat ruse. Deri tani nuk është përcaktuar ende se në cilin shtet do të transportohen substancat toksike për asgjësimin e tyre të mëtutjeshëm.

Franca vuri në dispozicion të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ekspertët e saj më të mirë për të ndihmuar në çarmatimin kimik të Sirisë, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
19
20
21
22
26
27
28
30