×
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike , 2013

Rusia do të caktojë një numër të madh të kamionësh të blinduar, cisterna dhe pajisje të tjera logjistike për pjesëmarrje në operacionin për nxjerrjen e armëve kimike nga Siria, njoftoi të mërkurën Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK/OPCW), Ahmet Üzümcü.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ka konfirmuar shkatërrimin e të gjitha municioneve të pambushura të Sirisë, për çka deklaruan më parë autoritetet siriane, thuhet në njoftimin e Organizatës.

Rezervat kryesore të armëve kimike siriane do të çaktivizohen në ujërat neutrale të Detit Mesdhe. SHBA-ja filloi përgatitjet për asgjësimin e tyre në bordin e anijes "Cape Ray". Për këtë njoftoi të dielën Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Ndihmën e vet aktive në përgatitjen e këtij operacioni po e jep Moska.

Siria njoftoi ONAK-un mbi shkatërrimin e të gjitha municioneve kimike të pambushura, likujdimi i të cilave duhej të përfundonte deri më 31 janar, thuhet në një raport të Organizatës të publikuar ditën e premte.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) i propozoi kompanive private për të marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike siriane. Dokumenti korrespondues është postuar sot në faqen e Internetit të ONAK-ut.

Arritja në marrëveshje për shkatërrimin e armëve kimike siriane në steré është e pamundur. Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) filluan të marrin në konsideratë mundësinë e likuidimit të tyre në det. Sa të përshtatshme janë ujërat neutrale për asgjësimin e substancave toksike - mbi këtë temë përsiatin ekspertët e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) konfirmoi mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të eksportuara nga Siria, si dhe të komponentëve për prodhimin e saj, në ujërat ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e shkatërrimit të komponentëve ekzistues në Siri për prodhimin e armëve kimike në bordin e një anije speciale në ujërat ndërkombëtare, njoftuan përfaqësues të administratës amerikane.

Rezervat kryesore të prekusorëve për prodhimin e armëve kimike do të magazinohen në rajonin bregdetar të Sirisë për t’u eksportuar në një vend, i cili do të bjerë dakord për shkatërrimin e tyre, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë pas bisedimeve në Moskë të Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sergei Rjabkov, me Koordinatoren e misionit të përbashkët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ONAK-ut, Sigrid Kaag.

ONAK-u në mes të nëntorit do të miratojë planin e detajuar për shkatërrimin e armëve kimike siriane, deklaroi Koordinatorja e misionit të përbashkët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në Siri, Sigrid Kaag, pas bisedimeve në Moskë me Zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Rjabkov.

Në Siri u eliminuan të gjitha pajisjet e deklaruara për prodhimin e armëve kimike, njoftuan përfaqësuesit e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Siria deklaroi 1.300 ton substanca kimike, të përdorura për prodhimin e armëve kimike, si dhe më shumë se 1.200 municione të pambushura, njoftohet në raportin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) kanë kontrolluar tashmë në Siri 19 objekte të lidhur me armët kimike, dhe tani u kanë mbetur për të kontrolluar 4 objektet e mbetura nga 23 gjithsej të zbuluara në Damask, njoftohet ditën e premte në faqen e Internetit të Organizatës.

Norvegjia nuk ka ndërmend të shkatërrojë armët kimike siriane në territorin e saj, siç propozoi më parë OKB-ja, deklaroi Ministri i Jashtëm norvegjez Boerge Brende.

Qeveria suedeze vendosi të dërgojë një njësi transporti të Forcave Ushtarake të Mbretërisës për të ndihmuar Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në luftën për shkatërrimin e agjentëve kimikë në Siri.

Autoritetet siriane brenda 24 orëve pritet t’i paraqesin Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) planin e përgjithshëm për shkatërrimin e municioneve që përmbajnë substanca toksike, deklaroi sot për gazetarët në Hagë Zëdhënësi i ONAK, Michael Luhan.

Planet për shkatërrimin e arsenaleve të armës kimike të Sirisë po ndeshen me vështirësi, njoftojnë mediat ruse. Deri tani nuk është përcaktuar ende se në cilin shtet do të transportohen substancat toksike për asgjësimin e tyre të mëtutjeshëm.

Franca vuri në dispozicion të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ekspertët e saj më të mirë për të ndihmuar në çarmatimin kimik të Sirisë, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31