×
arma kimike, 30 shtator 2013

Bashkimi Europian është i gatshëm, për ta mbështetur financiarisht dhe teknikisht Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në procesin e utilizimit të armëve kimike në Siri, deklaroi të hënën Michael Mann, Sekretari për shtypin i Kreut të diplomacisë europiane, Catherine Ashton.

Grupi i ekspertëve të OKB-së mbi armët kimike u largua të hënën nga Damasku, duke përfunduar hetimin e njoftimeve lidhur me përdorimin e armëve kimike.

Damasku do të bashkëpunojë me inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) pa asnjë kufizim. Në të njëjtën kohë, sponsorët e huaj të rebelëve duhet t'i bindin këta të fundit që të përmbahen nga provokimet. Grupi i parë i inspektorëve, të cilët do të vlerësojnë rezervat e armëve kimike në Siri, pritet të mbërrijë në vend në ditët e ardhshme. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën "Kommersant" Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se që gjatë Samitit të “G-20”, pas takimit me Presidentin e SHBA-së Barack Obama, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vendosi detyrën për shkatërrimin e të gjitha armëve kimike në botë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29