×
arma kimike, 26 shtator 2013

Rusia do të marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Sirisë, transportimi i tyre në Rusi është i pamundur, njoftoi ditën e enjte Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Sergei Rjabkov.

Në lidhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë mund të bihet dakord në dy ditët e ardhshme. Për këtë njoftoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Genadi Gatillov. Sipas vlerësimit të tij, bisedimet po zhvillohen me sukses, palët po bien dakord për një kompromis. Në veçanti, doumenti, ka shumë mundësi, t'i referohet kapitullit të shtatë të Kartës së OKB-së, por ky i fundit parandalon përdorimin e forcës kundër Damaskut pa diskutime suplementare paraprake në Këshillin e Sigurimit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i dorëzoi Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry prova që konfirmojnë përfshirjen e opozitës siriane në sulmin me armë kimike në periferi të Damaskut më 21 gusht, njoftoi kreu i diplomacisë ruse në një intervistë për "The Washington Post".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29