×
arma kimike, 17 shtator 2013

Rusia këmbëngul për një hetim të paanshëm dhe objektiv të ngjarjeve të 21 gushtit në afërsi të Damaskut, pasi ka arsye të forta për të besuar që ky i fundit të ketë qenë një provokim, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në një konferencë shtypi pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius.

Raporti i inspektorëve të OKB-së mbi sulmin kimik pranë Damaskut i paraqitur ditën e hënë nuk u jep përgjigje pyetjeve në lidhje me vendin dhe mënyrën e prodhimit të municioneve me përmbajtje gazi që shkakton paralizimin e nervave, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi një urdhër të veçantë, i cili mundëson dërgimin e mjeteve të mbrojtjes nga armët kimike në Siri.

Raporti i ekspertëve të OKB-së mbi përdorimin e armëve kimike në Siri konfirmoi përdorimin e gazit paralizues të nervave Sarin në periferi të Damaskut Huta më 21 gusht. Por në dokument nuk ka përgjigje për pyetjen se kush i ka përdorur armët kimike. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Britania e madhe dhe Franca kanë deklaruar tashmë se të dhënat e raportit tregojnë qartë përdorimin e gazit Sarin nga ana e Ushtrisë siriane.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29