×
arma kimike, 12 shtator 2013

Parlamenti Evropian miratoi propozimin në lidhje me transferimin e arsenalit kimik të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar me qëllim shkatërrimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, i cili u bë nga Rusia.

Bashkimi Evropian mbështet transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtare me qëllim shkatërrimin e mëtejshëm të tyre, deklaroi përfaqësuesi i Kreut të diplomacisë së BE-së, Michael Mann.

Iniciativa e Rusisë në lidhje me transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar ka bërë të mundur shmangien të paktën për një periudhë të shkurtër kohe të kërcënimit të goditjes kundër Sirisë, dhe duhet bërë gjithçka që këto përpjekje "të mos shkojnë dëm", deklaroi ditën e enjte ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Siria është e gatshme të bashkohet me Konventën për ndalimin e armëve kimike në të ardhmen sa më të afërt, deklaroi Ambasadori sirian në Moskë, Riyad Haddad.

Goditja e mundshme kundër Sirisë mund të shkaktojë një valë të re dhune dhe mund të përhapë konfliktin jashtë kujfive të vendit. Në lidhje me këtë shprehet Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një artikull të botuar në gazetën "The New York Times".

Siria do të dërgojë në OKB dokumentet për marrëveshjen lidhur me transferimin e armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar, deklaroi Presidenti i vendit Bashar Al-Assad në një intervistë për kanalin televiziv "Rusia 24".

Ushtria e Lirë Siriane e ka refuzuar iniciativën ruse për transferimin e armëve kimike në Siri nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Në takimin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në përfaqësinë e përhershme të Federatës Ruse në OKB u diskutua iniciativa e Moskës për transferimin e armëve kimike siriane nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, njoftoi një burim diplomatik në fund të takimit, i cili zgjati rreth një gjysmë ore.

Vendosja e armëve kimike siriane nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare është e mundur, nëse do të hiqet dorë nga përdorimi i forcës kundër Damaskut, deklaroi në Astana Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29