×
arma kimike, 10 shtator 2013

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, deklaroi ditën e martë mbi mbështetjen e propozimit të Rusisë në lidhje me dorëzimin nga ana e Sirisë të armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar.

Siria ra dakord me propozimin e palës ruse për të vendosur kontrollin ndërkombëtar mbi armët kimike, të cilat ndodhen në territorin sirian, deklaroi Kreu i Ministrisë së Jashtme, Walid al-Moallem ditën e martë në një takim në Moskë me Kryetarin e Dumës Shtetërore të Rusisë, Sergei Narishkin.

Rusia do të paraqesë së shpejti një plan të qartë mbi zgjidhjen e problemit me armën kimike në Siri, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ekspertët ndërkombëtarë gjatë seancës së 24-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut paraqitën prova bindëse lidhur me faktin që videot dhe fotografitë e viktimave të sulmit kimik në periferi të Damaskut më 21 gusht ishin sajuar paraprakisht, thuhet në një deklarate të postuar ditën e martë në faqen e Internetit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të presin derisa Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad t'ju dorëzojë armët kimike vëzhguesve ndërkombëtarë.

Autoritetet iraniane miratuan propozimin e Rusisë për dorëzimin nga ana e Sirisë të armëve kimike nën kontroll ndërkombëtar, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit.

SHBA-ja e dinte paraprakisht, madje që nga momenti kur sinjalizoi "vijën e saj të kuqe" se në Siri do të përdoreshin armë kimike.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me bazë në SHBA, Human Rights Watch, fajësoi qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike në periferi të Damaskut më 21 gusht, thuhet në njoftimin e postuar në faqen e Internetit të organizatës.

Të hënën u bë e ditur se Damasku mbështeti iniciativën e Moskës për transferimin e armëve kimike siriane nën kontroll ndërkombëtar. Udhëheqja e vendit është e gatshme të ndërmarrë këto masa, për të shpëtuar jetën e popullsisë civile dhe garantimin e sigurisë në vend, deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë, Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem.

Presidenti amerikan Barack Obama e ka studiuar me kujdes propozimin rus lidhur me Sirinë dhe ka vendosur ta shtyjë përkohësisht luftën.

Opozita siriane e konsideron të papranueshëm propozimin e Rusisë për t’i dorëzuar armët kimike nën kontroll ndërkombëtar, njoftoi të martën agjencia e lajmeve France Press.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29