×
NATO, Gusht 2013

SHBA-ja po humbet aleatët e vet. Partnerja kryesore ushtarake e Uashingtonit - Londra - hoqi dorë nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak kundër Sirisë. Pas kësaj edhe disa vende të NATO-s kanë hedhur poshtë skenarin e armatosur të ndikimit mbi regjimin e Bashar Al-Assad. Tani Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve të tjerë, por gjatë kësaj deklaron se mund ta japë edhe i vetëm goditjen mbi Sirinë.

Të paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë i sanksionuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në Bruksel.

Operacioni ushtarak në shkallë të plotë në Siri nuk planifikohet. Siç njofton botimi "The Washigton Post", duke cituar deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja vendosi thjesht të "ndëshkojë paksa" Bashar Al-Assad: "sulmi i kufizuar me raketa" do të zgjasë vetëm dy ditë. Ndërsa Londra ia ka hyrë punës me këtë çështje shumë seriozisht: atje kanë përgatitur tashmë planin e veprimeve ushtarake për forcat e armatosura. Vëzhguesit besojnë se veprimet ushtarake kundër Damaskut do të shndërrohen në një luftë të zgjatur civile.

Sot në selinë e NATO-s do të organizohet një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut në niveli ambasadorësh, i thirrur me iniciativë të Shteteve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Siri.

Në Internet-portalin e Agjencisë Informative "Rajoni i ri" u botua artikulli i veteranit të shërbimit të zbulimit Oleg Razumovskij. Përsiatjet e tij në të kanë tërhequr tashmë vëmendjen e mediave në Hungari, Sllovaki, ndërsa në ditët e fundit edhe në Poloni.

Një helikopter luftarak i kontingjentit të forcave të NATO-s në Afganistan dha gabimisht goditje mbi pozicionet e ushtrisë afgane në provincën lindore Nangarhar. Si rezultat mbetën të vrarë 4 ushtarë.

NATO deri më tani nuk ka plane për ndërhyrje në situatën në Egjipt, ku më 3 korrik në sfondin e protestave masive ushtarakët rrëzuan nga pushteti Presidentin islamik Mohammed Mursi, deklaroi Komandanti i Forcave të armatosura të bashkuara të NATO-s në Evropë, Gjenerali amerikan Philip Breedlove.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
24
25
26
27
29
31