×
Bashkimi Europian, Shkurt 2014

Fatkeqë presidentët e Ukrainës dhe Serbisë, respektivisht Viktor Janukoviç dhe Sllobodan Millosheviç, u bënë për vetë faktin se i thanë "jo" Perëndimit. Dhe menjëherë pas kësaj të dy ata u shndërruan në kriminelë. Njëri përfundoi në Hagë, ndërsa se çfarë e kërcënon të dytin - nuk dihet ende.

Vendimi mbi nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë është marrë në negociatat e zhvilluara me pjesëmarrjen e Presidentit të vendit, udhëheqësve të opozitës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Mu në zemër të Europës po ndodh një betejë e vërtetë me të shtëna armësh, granatime dhe zjarrvënie, shpërthime predhash, të vrarë dhe të plagosur. Dhe këtë "film horror" askush nuk mund ta ndalë dot. Me ç’sy i sheh ngjarjet në Kiev vendi fqinj i afërt i Ukrainës - Republika Çeke?

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi të enjten se Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione kundër Ukrainës.

Partia hungareze e krahut të djathtë "Jobbik" (emri i plotë "Jobbik Magyarországért Mozgalom") organizoi Kongresin e vet paraelektoral në ish-sinagogën e qytetit Esztergom. Protestuesit u përpoqën për ta penguar atë, por policia nuk i ka lejuar. Organizatat çifute deklaruan se partia "Jobbik" me veprimet e veta ka fyer kujtesën e hebrenjve të deportuar nga Esztergom në periudhën e Holokaustit.

Udhëtimet pa viza do të lejojnë bërjen e një hapi të madh përpara në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, theksoi Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Pothuajse që prej një jave Bosnja dhe Hercegovina po tronditet nga protestat masive. Pjesëmarrësit e tyre tani për tani po parashtrojnë kryesisht kërkesa sociale dhe ekonomike. Megjithatë në BE tashmë kanë filluar të flasin mbi futjen e mundshme të trupave në këtë ish-republikë jugosllave.

Bashkimi Evropian po shqyrton opsionet e mundshme për të ndihmuar Ukrainën, por nuk është i gatshëm për t’i ofruar asaj fonde të konsiderueshme, deklaroi sot nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Sipas të dhënave të raportit të Komisionit Evropian, korrupsioni ekziston në të gjitha vendet anëtare të bllokut evropian dhe i kushton ekonomisë së tij 120 miliardë €.

Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Rusi, Soren Liborius, komentoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" rezultatet e samitit të paradokohshëm BE-Rusi.

Transnistria iu drejtua Rusisë për ndihmë. Shkas për këtë u bë qëllimi i deklaruar i Moldavisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në. Në Tiraspol kanë frikë se pas përfundimit të kësaj marrëveshje Transnistria do të ndodhet në bllokadë ekonomike.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, shprehu shqetësim serioz rreth situatës së krijuar në Ukrainë pas takimit në Mynih me përfaqësuesit e opozitës ukrainase në kuadër të konferencës së sigurisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
5
7
8
9
10
11
13
15
16
17
18
19
22
23
24
25
27
28