×
Bashkimi Europian, 11 dhjetor 2013

Komisioni Evropian (KE) nuk do të zbusë kushtet për Ukrainën ose t’i japë asaj kompensim financiar për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, deklaroi të mërkurën Zëdhënësi i KE-së, Olivier Bailly.

Tentativa për grusht shteti në Ukrainë dështoi. Për herë të parë, që nga momenti i presidencës së vet, Viktor Janukoviç rreshti së kërkuari kompromise të gjera dhe ia besoi zgjidhjen e problemit "gardës së vjetër" të tij, duke hedhur poshtë variantin e kapitullimit, të cilin përpiqej t’ia impononte atij me këmbëngulje të madhe krahu pro-perëndimor në rrethin e presidentit. Rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov në mbledhjen e Kabinetit të ministrave të ditës së mërkurë deklaroi se populli ukrainas mbështet vendimin për të pezulluar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në.

Në kryeqytetin e Ukrainës policia po përpiqet të spostojë protestuesit nga rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Sipas deklaratës së autoriteteve, qëllimi i këtyre veprimeve nuk është aspak shpërndarja e demonstruesve, por lirimi i karrexhatës. Deri tani efektivët e forcave të zbatimit të ligjit nuk po arrijnë dot të çajnë kordonin e protestuesve.

Përdorimi i vazhdueshëm i forcës nga autoritetet ukrainase kundër demonstruesve e ka shumëzuar me zero kredibilitetin evropian të Kievit, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Lituanisë, vendit aktualisht kryesues në Këshillin të BE-së, Linas Linkevičius.

Udhëheqësit e opozitës ukrainase u takuan me Shefen e diplomacisë të BE-së, Catherine Ashton, e cila mbërriti dje në Kiev, dhe diskutuan me të situatën e krijuar në vend.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
3
6
7
8
9
14
15
19
21
22
23
28
29
30
31