×
Bashkimi Europian, Shtator 2013

Bashkimi Europian është i gatshëm, për ta mbështetur financiarisht dhe teknikisht Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në procesin e utilizimit të armëve kimike në Siri, deklaroi të hënën Michael Mann, Sekretari për shtypin i Kreut të diplomacisë europiane, Catherine Ashton.

Është e kotë të priten ndryshime në zonën e euros. Blloku politik i Merkel po fiton zgjedhjet në Gjermani. Për vendet europiane në krizë kjo do të thotë se lëshime për shpëtimin e ekonomive të tyre nuk do të ketë. Berlini ashtu si edhe më parë do të vazhdojë të kërkojë nga ato shkurtime të shpenzimeve buxhetore.

Përfaqësuesit e elitës politike të shteteve europiane komentuan fitoren e partisë së Kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Gjermani.

Në epokën moderne, kur zgjerohet bashkëpunimi ekonomik, rritet interesi i popujve për njëri-tjetrin dhe krijohen miliona lidhje midis njerëzve, regjimi i vizave kthehet në një pengesë për progresin, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizhov.

BE-ja në kuadër të mbështetjes së Bashimit Evropian të zhvillimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po fillon vendosjen e misionit për monitorimin e zgjedhjet komunale në Kosovë më 3 nëntor, njoftoi Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.

Parlamenti Europian ka hartuar planin e veprimit për vitet 2014-2019, për të luftuar format e reja të krimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Dokumenti voluminoz i Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Europian u publikua më 17 shtator në Bruksel. Në mënyrë që deputetët t’i miratojnë shpejt masat e reja, Europol (Shërbimi Policor i BE-së) prezantoi raportin e përditësuar mbi gjendjen e krimit.

Dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë reale, deklaroi Kreu i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas bisedimeve në Bruksel me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Bashkimi Evropian mbështet transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtare me qëllim shkatërrimin e mëtejshëm të tyre, deklaroi përfaqësuesi i Kreut të diplomacisë së BE-së, Michael Mann.

Operacioni ushtarak amerikan kundër Sirisë, në qoftë se do të realizohet, do të përkeqësojë në mënyrë të konsiderueshme situatën tashmë të pasigurt humanitare në vend. Si rezultat i konfliktit të armatosur, i cili ka 2 vjet e gjysëm që zgjat, më shumë se dy milionë qytetarë sirianë janë kthyer në refugjatë.

Mbi nevojën për pritjen e rezultateve të hetimit të OKB-së dhe vetëm pastaj marrjes së një vendimi mbi Sirinë, deklaruan në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg Kryetari i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Zv. Ministri i Financave i Kinës Zhu Guangyao mori pjesë në konferencën për shtyp dedikuar hapjes së Forumit të "G-20" në Shën Petersburg.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
3
4
6
7
8
9
10
11
13
14
15
16
17
19
21
22
25
26
27
28
29