×
Bashkimi Europian, Gusht 2013

Sipas të dhënave të Eurostat, papunësia në Qipro në korrik arriti në 17.3 %, duke treguar shkallën më të lartë të rritjes ndër 28 vendet anëtare të BE-së në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2012.

Krizës globale financiare po i vjen fundi. Por vendin e saj e zuri tashmë depresioni global.

Autoritetet e Rumanisë kanë njohur dështimin e projektit të tubacionit të gazit "Nabucco West", duke kërkuar nga partnerët perëndimorë që t’ju kthejnë atyre shumën prej 23 milionë dollarësh të shpenzuar për projektin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, diskutuan situatën në Egjipt dhe Siri, problematikën e zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Iranit, njoftuan në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Ekonomistët hungarezë po u bien kambanave të alarmit. Hyrja e vendit në Bashkimin Evropian në vitin 2004 në vend të përfitimit financiar i ka sjellë ekonomisë kombëtare vetëm humbje në rritje. Autoritetet e vendit tashmë janë të detyruara të mbrojnë interesat e prodhuesve të vet me anë të masave proteksioniste të ashpra të papara.

Rusia do të vazhdojë të diskutojë me Komisionin Evropian problemet e "Paketës së Tretë të Energjisë" në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), pasi ajo, sipas mendimit të Rusisë, po çon drejt shkeljes nga ana e BE-së të obligimeve të veta ndaj Organizatës, deklaroi Drejtori i Departamentit të negociatave tregtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Maksim Medvedkov.

Bashkimi Evropian do të rishikojë programet e ndihmës financiare dhe ekonomike për Egjiptin. Një vendim i tillë u morr ditën e mërkurë në Bruksel nga ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, njoftoi Liderja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Takimi i ardhshëm, në kuadër të dialogut për rregullimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, do të mbahet në Bruksel më 27 gusht, thuhet në një komunikatë të shërbimit për shtyp të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Bashkimi Doganor, në rast të nënshkrimit prej Kievit të Marrëveshjes së Asociimit me BE-në, do të detyrohet të rreptësojë regjimin doganor me Ukrainën, njoftoi Këshilltari i Presidentit të Rusisë, Sergei Gllazjev.

Autoritetet e qytetit të Kosice në Sllovaki deklaruan synimin e tyre për të shembur murin që ndan lagjen e romëve nga pjesët e tjera të qytetit.

Diplomatët europianë u mblodhën urgjentisht në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel për të diskutuar hapat e mëtejshëm të zgjidhjes së krizës në Egjipt.

Të dhënat e bëra publike më 14 gusht mbi Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të eurozonës dëshmojnë vazhdimësinë e krizës. Dhe, si rrjedhojë, tani për tani nuk mund të flitet kurrsesi për kapërcimin e krizës ekonomiko-financiare prej eurozonës.

"Sa profesional është Komisioni Evropian?" Një pyetje të tillë shtron Internet-portali mbi jetën e Bashkimit Evropian “EU-Infothek”, që del në Vjenë. Përgjigja nuk është aspak ngushëlluese, për të mos thënë zhgënjyese: shumica dërrmuese e zyrtarëve të BE-së përgjigjen për ato fusha të veprimtarisë, që nuk përputhen kurrsesi me përgatitjen e tyre profesionale.

Qeveria ukrainase po zhvillon bisedime intensive me BE-në në lidhje me çështjen e lirimit të ish-Kryeministres Julia Timoshenko.

Bankat e Bashkimit Europian kanë mbyllur rreth 20.000 zyra të shërbimit të klientëve gjatë periudhës nga viti 2009-2012.

Sipas rezultateve të gjysmës së parë të vitit 2013 pjesa e Bashkimit Evropian në qarkullimin tregtar të Rusisë u rrit deri në 50.1%.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
7
8
9
10
11
14
16
17
18
24
25
26
27
28
31