×
inspektorë, Gusht 2013

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Inspektorët e OKB-së mbërritën në spitalin ushtarak të Damaskut, ku po kurohen ushtarët e ushtrisë së qeverisë siriane të lënduar nga një sulm i mundshëm me armë kimike, njofton korrenspodenti i Agjencisë informative ruse "RIA Lajmet".

Inspektorët e OKB-së për armën kimike në Siri, të cilët mbërritën të premten në mëngjes në periferitë e Damaskut, befas u kthyen në hotel për arsye sigurie, largimi i tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, njofton Agjencia informative ruse "RIA Lajmet".

Aktivistët e opozitës siriane po përpiqen t’u dorëzojnë inspektorëve të OKB-së, të ndodhur aktualisht në Damask, "dëshmi të sulmit kimik", siç konfirmohet, "mostra të indeve të trupave të viktimave", njofton kanali televiziv britanik Sky News.

Damasku ra dakord me kushtet e parashtruara atij nga OKB-ja për bashkëpunimin e domosdoshëm për hetimin dhe verifikimin e njoftimeve mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
21
22
24
25
26
27
28
29
31