×
inspektorë

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) do të dyfishojë numrin e inspektorëve në Iran për të siguruar verifikimin e besueshëm të programit bërthamor të Teheranit në përputhje me marrëveshjet e Gjenevës, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Yukiya Amano.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka marrë një raport me rezultatet e hetimit të përdorimit të armëve kimike në Siri. Dokumenti është përgatitur nga Profesori suedez Åke Selström, i cili udhëhoqi punën e inspektorëve ndërkombëtarë.

Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) kanë kontrolluar tashmë në Siri 19 objekte të lidhur me armët kimike, dhe tani u kanë mbetur për të kontrolluar 4 objektet e mbetura nga 23 gjithsej të zbuluara në Damask, njoftohet ditën e premte në faqen e Internetit të Organizatës.

Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) deklaruan ditën e enjte se ka përfunduar inspektimi i gjysmës së objekteve siriane.

Irani është i gatshëm në kushte të caktuara të lejojë ekspertët ndërkombëtarë të zhvillojnë inspektime të paparalajmëruara në të gjitha objektet e tij bërthamore, deklaroi sot për gazetarët Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.

Autoritetet siriane po bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me misionin e përbashkët të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i ONAK-ut, Ahmet Üzümcü, në një konferencë shtypi në Hagë.

Në kuadër të fazës së parë të kontrollimit të arsenaleve siriane inspektorët e ONAK-ut do të vizitojnë 17 objekte, që kanë lidhje me prodhimin dhe ruajtjen e armëve kimike, njofton kanali televiziv lokal "al-Mayadin".

Ekspertët e OKB-së do të hetojnë mbi 7 incidentet e përdorimit të armës kimike, duke përfshirë këtu edhe 3 raste e përdorimit të saj në periferi të Damaskut pas sulmit të 21 gushtit.

Inspektorët e OKB-së për armën kimike filluan punën në Siri ditën e enjte me një vizitë në një spital në Damask, njoftoi ditën e premte për Agjencinë "RIA Lajmet" një burim ushtarak sirian.

Inspektimet e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri mund të fillojnë më 1 tetor.

Raporti i inspektorëve të OKB-së mbi sulmin kimik pranë Damaskut i paraqitur ditën e hënë nuk u jep përgjigje pyetjeve në lidhje me vendin dhe mënyrën e prodhimit të municioneve me përmbajtje gazi që shkakton paralizimin e nervave, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Inspektorët e OKB-së mbërritën në spitalin ushtarak të Damaskut, ku po kurohen ushtarët e ushtrisë së qeverisë siriane të lënduar nga një sulm i mundshëm me armë kimike, njofton korrenspodenti i Agjencisë informative ruse "RIA Lajmet".

Inspektorët e OKB-së për armën kimike në Siri, të cilët mbërritën të premten në mëngjes në periferitë e Damaskut, befas u kthyen në hotel për arsye sigurie, largimi i tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, njofton Agjencia informative ruse "RIA Lajmet".

Aktivistët e opozitës siriane po përpiqen t’u dorëzojnë inspektorëve të OKB-së, të ndodhur aktualisht në Damask, "dëshmi të sulmit kimik", siç konfirmohet, "mostra të indeve të trupave të viktimave", njofton kanali televiziv britanik Sky News.

Damasku ra dakord me kushtet e parashtruara atij nga OKB-ja për bashkëpunimin e domosdoshëm për hetimin dhe verifikimin e njoftimeve mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31