×
Sergei Lavrov, Janar 2014

Moska paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes në ngjarjet në Ukrainë, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një intervistë me televizionin rus.

Kriza politike në Ukrainë duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit, pa ndërhyrjen e lojtarëve të jashtëm. Në mënyrë po të tillë fatin e Sirisë duhet ta zgjidhin, në radhë të parë, qytetarët e kësaj republike. Ndërsa forcat e jashtme vetëm mund t’i ndihmojnë ata për arritjen e këtij qëllimi. Në këtë rast në zgjidhjen e konfliktin sirian duhet të përfshihen të gjithë lojtarët më të mëdhenj, kryesorë të rajonit.

Procesi i lehtësimit të regjimit të vizave midis Rusisë dhe BE-së është frenuar, në veçanti, prej qëllimit të synuar për të përfituar sa më shumë lëshime nga pala ruse, deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë shtypi në Moskë.

Moska dhe Damasku janë të prirura t’i përmbahen të njëjtit mendim se "Gjeneva-2" është projektuar për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për ta ruajtur vendin si shtet sovran e laik me sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të sotëm me homologun e tij sirian Walid Muallem.

Teherani nuk shprehet i gatshëm për të plotësuar as edhe një lloj kushti suplementar për pjesëmarrjen e vet në konferencën e paqes "Gjeneva-2". Për këtë deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit gjatë bisedimeve në Moskë me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
22
23
24
26
27
28
29
30
31