×
Sergei Lavrov, Tetor 2013

Marrëveshjet e Gjenevës për shkatërrimin e armëve kimike në Siri po përmbushen në mënyrë shumë efektive, por gjithsesi vihen re përpjekje për ta minuar këtë proces, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos.

Rusia do të mbështesë përpjekjet e Greqisë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë fjalimit të tij mbajtur sot në konferencën në Athinë "Gjon Kapodistria dhe marrëdhëniet bashkëkohore ruso-greke", bëri thirrje për moslejimin e vendosjes së linjave të reja ndarëse në Europë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti të papranueshme kërcënimet në adresë të Rusisë dhe vendeve të tjera që janë pro zgjidhjes paqësore të konfliktit sirian.

Njoftimet në lidhje me faktin se ish-bashkëpunëtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, zotëron materiale mbi operacionet e zbulimit të SHBA-së kundër Rusisë, nuk do të ndikojë në kontaktet ruso-amerikane, shprehet i bindur për këtë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Nënsekretari amerikan i Shtetit William Burns mbërriti në Ministrinë ruse të Punëve Jashtme, ku sipas një burimi diplomatik ai do të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Moska bën thirrje për lënien e çështjes së "Greenpeace" në brazdën e procedurave gjyqësore.

Refuzimi i Këshillit Kombëtar të Sirisë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Gjenevë-2" dëshmon në lidhje me dështimin e Perëndimit në përmbushjen e marrëveshjes me Rusinë për Sirinë, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov.

Rusia dhe Hondurasi po hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve dypalëshe. Këtë deklaratë e bëri sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke hapur bisedimet me kolegun nga Hondurasi Mireya Aguero.

Moska paralajmëron përmbajtjen nga provokimet në Siri, të cilat kanë të bëjnë me çështjet e përdorimit ose shkatërrimit të armëve kimike, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ditën e premte pas një takimi me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah.

Në territorin e Afganistanit vende të treta janë duke trajnuar intensivisht militantë për të luftuar me regjimit sirian, njoftoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Iniciativa ruso-kineze mbi strukturën e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Azi-Paqësorit u miratua nga Samiti i Azisë Lindore (EAS) në Brunei, njoftoi gazetarët në Bandar Seri Begawan Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka ndërmend të zhvillojë një takim jozyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në Brunei ditën e mërkurë gjatë vizitës së tij në këtë vend, njofton një burim diplomatik amerikan.

Rusia dhe SHBA-ja janë të vetëdijshëm për rrezikun, që vjen nga grupet ekstremiste në Siri, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov në një emision të kanalit televiziv "Russia Today".

Rusia dhe SHBA-ja kanë shprehur kënaqësinë lidhur me ecurinë e procesit të utilizimit të armëve kimike në Siri, i cili filloi të dielën.

Sipas fjalëve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, Rusia po zhvillon hetimin e vet në lidhje me përdorimin e armëve kimike pranë Damaskut më 21 gusht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
12
13
16
17
18
19
20
22
23
24
26
27
29
31