Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi Lindjen e Mesme edhe njëherë u shprehën mendime të ndryshme për situatën në Siri. Situata në këtë vend tashmë prej një viti e gjysëm mbetet problemi më i madh i Lindjes së Mesme. Ndërkohë, mospërmbushja e marrëveshjes së Gjenevës për zgjidhjen e konfliktit në Siri, vë në pikëpyetje zbatimin e parimeve themelore të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me luftën kundër terrorizmit.