×
Sergei Lavrov

Aplikimi i ndalimit të transmetimit të kanaleve televizive ruse në Ukrainë do të ishte një shkelje e rëndë e lirisë së fjalës, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Moska nuk ndërhyn në situatën e krijuar në Ukrainë dhe pret po të njëjtën gjë edhe nga vendet e tjera, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shprehu ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë preokupimin tejet serioz në lidhje me paaftësinë e nënshkruesve të marrëveshjeve të 21 shkurtit në Kiev për negocim, thuhet në njoftimin e dikasterit rus të politikës së jashtme.

Moska paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes në ngjarjet në Ukrainë, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një intervistë me televizionin rus.

Kriza politike në Ukrainë duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit, pa ndërhyrjen e lojtarëve të jashtëm. Në mënyrë po të tillë fatin e Sirisë duhet ta zgjidhin, në radhë të parë, qytetarët e kësaj republike. Ndërsa forcat e jashtme vetëm mund t’i ndihmojnë ata për arritjen e këtij qëllimi. Në këtë rast në zgjidhjen e konfliktin sirian duhet të përfshihen të gjithë lojtarët më të mëdhenj, kryesorë të rajonit.

Procesi i lehtësimit të regjimit të vizave midis Rusisë dhe BE-së është frenuar, në veçanti, prej qëllimit të synuar për të përfituar sa më shumë lëshime nga pala ruse, deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë shtypi në Moskë.

Moska dhe Damasku janë të prirura t’i përmbahen të njëjtit mendim se "Gjeneva-2" është projektuar për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për ta ruajtur vendin si shtet sovran e laik me sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të sotëm me homologun e tij sirian Walid Muallem.

Teherani nuk shprehet i gatshëm për të plotësuar as edhe një lloj kushti suplementar për pjesëmarrjen e vet në konferencën e paqes "Gjeneva-2". Për këtë deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit gjatë bisedimeve në Moskë me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Procesi i shkatërrimit të armëve kimike siriane është duke u zhvilluar në përputhje të plotë me afatin e përcaktuar, deklaroi sot në Këshillin e Federatës Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në kuadër të dialogut politik midis Rusisë dhe BE-së, do të mbajë më 16 dhjetor në Bruksel një takim në formatin e një drekë pune me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton, njoftoi Dikasteri diplomatik rus.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov la një shënim në Librin e ngushëllimeve, që u hap në Ambasadën e Republikës së Afrikës së Jugut në Moskë, në lidhje me vdekjen e Nelson Mandelës.

Moska shpreh habi nga fakti se NATO po miraton një deklaratë për moslejimin e shpërndarjes së dhunshme të demonstratave në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së John Kerry "në margjinat" e takimit ministror të Këshillit NATO-Rusi (KNR), i cili do të mbahet të mërkurën në Bruksel.

Kërkesa për largimin nga pushteti të Presidentit Bashar Al-Assad ka për qëllim minimin e konferencës ndërkombëtare "Gjeneva-2", deklaroi sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Zbatimi i marrëveshjeve mbi programin bërthamor iranian, të arritura si rezultat i negociatave në Gjenevë, do të eleminojë shkakun e krijimit të sistemit të mbrojtjes antiraket në Europë, deklaroi të hënën Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Prania ushtarake në Detin Kaspik e shteteve që nuk janë pjesë e këtij raojni është e papranueshme, deklaroi sot Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, në hapjen e sesionit të 34-të grupit të posaçëm të punës për statusin ligjor të Detit Kaspik.

Rusia beson në suksesin e negociatave të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me Iranin, raundi i ardhshëm i të cilave hapet të mërkurën në Gjenevë, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, paralajmëroi në lidhje me planet mbi sulmin ndaj Iranit.

Irani është i gatshëm, me shpejt nga sa pritej, të ndalojë pasurimin e uraniumit mbi 5%, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30