×
Polonia, 2013

Ministria e Jashtme e Polonisë vendosi t’i drejtohet Këshillit të Ministrave me kërkesën për akordimin e fondeve me qëllim të mbulimit të dëmeve të shkaktuara Ambasadës ruse gjatë "Marshimit të Pavarësisë" më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Wojciechowski.

Në Varshavë të martën filloi takimi dy-ditor i Bordit Mbikëqyrës të Forumit Ndërkombëtar të Luksemburgut për parandalimin katastrofës bërthamore.

"Zëri i Rusisë" është një masmedia me shumëllojshmëri gjuhësh (multilanguages), një platformë ku njerëz të ndryshëm kanë të drejtë të shprehen në shumë gjuhë, theksoi Kryetari i kompanisë radio transmetuese Andrei Bistrickij në një intervistë me kanalin televiziv polak TVP (Telewizja Polska S.A., TVP Info).

Persona të panjohur gjatë kësaj fundjave spërkatën me bojë të kuqe monumentin e ngritur në vitin 1944 në nder të ushtarëve sovjetikë të rënë në luftimet e përgjakshme për marrjen e rajonit të Praga të Varshavës.

Më 3 dhjetor mbërriti për të vizituar Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" një grup i televizionit polak "TVP".

Presidenti polak Bronislaw Komorowski do të thërrasë në ditët e ardhshme një takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në lidhje me situatën në Ukrainë, njoftoi faqja zyrtare në Internet e Presidentit polak.

Bota, Ukraina, presidenti, Këshilli i Sigurimit, Poloni

Në Poloni në vitin 2014 do të fillojë prodhimi komercial i gazit shist argjilor, deklaroi Zëvendësministri i Mjedisit të Republikës, Petr Wozniak.

Autoritetet në Varshavë nuk pranuan të paguajnë për dëmin e shkaktuar godinës së Ambasadës së Federatës Ruse gjatë marshimit të ekstremistëve të djathtë më 11 nëntor të vitit 2013.

Në Varshavë u arrestuan 40 aktivistë të Organizatës ekologjike ndërkombëtare "Greenpeace", të cilët vunë në fasadën e Pallatit të Kulturës dhe Shkencës një poster me mbishkrimin "Shpëtoni Arktikun, lironi aktivistët tanë!".

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi kërkesën e Polonisë për të zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit, seancat dëgjimore gjyqësore të planifikuara më 3 dhjetor lidhur me çështjen e burgjeve sekrete të CIA-s.

Çështja e sulmeve mbi ambasadat në Varshavë dhe në Moskë duhet të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, pa e zgjatur konfliktin, deklaroi Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, në një konferencë për shtyp.

Incidenti pranë Ambasadës polake në Moskë nuk mund të krahasohet me barbarizmin e demonstruar ndaj Ambasadën ruse në Varshavë, deklaruan sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Tre aktivistët e Partisë së paregjistruar Kombëtare Bolshevike "Rusia Tjetër" u dënuan me 15 ditë heqje lirie për aksionin e protestës pranë Ambasadës polake në Moskë.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë do të rishikojë kushtet e tenderit që po përgatitet për furnizimin e nëndetëseve diesel-elektrike, deklaroi Zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë.

Tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur ditën e enjte si rezultat i shpërthimit të ndodhur në një tubacion gazi në qendrën e banuar Jankow-Przygodzki (Wielkopolska) në Poloni.

Prokurorët polakë i paraqitën aktakuzën pjesëmarrësit në demonstratën e organizuar në Ditën e Pavarësisë së Polonisë, i cili është i dyshuar për vënien e zjarrit kabinës së policisë pranë Ambasadës së Federatës Ruse.

Partia opozitare "Ligj dhe Drejtësi" nxit në Poloni histerinë antiruse, deklaroi përfaqësuesi i qeverisë polake, Pavel Gras.

Ambasadori i Rusisë në Varshavë, Aleksandër Aleksejev, po jep shpjegime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë në lidhje me incidentin e ndodhur pranë Ambasadës së Polonisë në Moskë, njoftoi ditën e mërkurë sekretari për shtyp i Ministrisë.

Në Varshavë më 11 nëntor gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë u krye një sulm ndaj Ambasadës së Federatës Ruse.

Tre persona u arrestuan në qendër të Moskës për shkelje të rendit publik. Një burim në organet e zbatimit të ligjit të qytetit rrëfeu se djemtë e rinj u arrestuan për shkak se të mërkurën pasdite goditën ndërtesën e Ambasadës polake në Moskë me petarda.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
26
27
29
30