×
Polonia

Ambasadori rus në Varshavë, Aleksandër Aleksejev, deklaroi se në Poloni po zhvillohet një fushatë masive dhe mjaft aktive për diskreditimin e rolit të Rusisë në fitoren mbi fashizmin.

Barbara Jaruzelska, gruaja e gjeneralit Wojciech Jaruzelski - Ish-presidentit të Polonisë - në një intervistë me gazetën polake "Super Express" njoftoi se e dyshon për tradhëti bashkëshortore burrin e saj dhe se po mendon tani në lidhje me divorcin.

Bashkimi Evropian po shqyrton opsionet e mundshme për të ndihmuar Ukrainën, por nuk është i gatshëm për t’i ofruar asaj fonde të konsiderueshme, deklaroi sot nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Autoritetet amerikane i kanë paguar 15 milionë $ Polonisë për vendosjen në territorin e saj të burgut sekret të CIA-s, njoftojnë mediat amerikane, duke cituar një ish agjent të zbulimit, i cili nuk pranoi të bëjë të ditur emrin e tij.

Rusia ka akorduar një milion dollarë për Fondacionin polak "Auschwitz-Birkenau". Planifikohet që të ardhurat nga fondet e mbledhura të përdoren për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve ekspozuese të muzeut të vendosur në ish-kampin nazist të vdekjes.

Ministria e Jashtme e Polonisë vendosi t’i drejtohet Këshillit të Ministrave me kërkesën për akordimin e fondeve me qëllim të mbulimit të dëmeve të shkaktuara Ambasadës ruse gjatë "Marshimit të Pavarësisë" më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Wojciechowski.

Në Varshavë të martën filloi takimi dy-ditor i Bordit Mbikëqyrës të Forumit Ndërkombëtar të Luksemburgut për parandalimin katastrofës bërthamore.

"Zëri i Rusisë" është një masmedia me shumëllojshmëri gjuhësh (multilanguages), një platformë ku njerëz të ndryshëm kanë të drejtë të shprehen në shumë gjuhë, theksoi Kryetari i kompanisë radio transmetuese Andrei Bistrickij në një intervistë me kanalin televiziv polak TVP (Telewizja Polska S.A., TVP Info).

Persona të panjohur gjatë kësaj fundjave spërkatën me bojë të kuqe monumentin e ngritur në vitin 1944 në nder të ushtarëve sovjetikë të rënë në luftimet e përgjakshme për marrjen e rajonit të Praga të Varshavës.

Më 3 dhjetor mbërriti për të vizituar Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" një grup i televizionit polak "TVP".

Presidenti polak Bronislaw Komorowski do të thërrasë në ditët e ardhshme një takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në lidhje me situatën në Ukrainë, njoftoi faqja zyrtare në Internet e Presidentit polak.

Bota, Ukraina, presidenti, Këshilli i Sigurimit, Poloni

Në Poloni në vitin 2014 do të fillojë prodhimi komercial i gazit shist argjilor, deklaroi Zëvendësministri i Mjedisit të Republikës, Petr Wozniak.

Autoritetet në Varshavë nuk pranuan të paguajnë për dëmin e shkaktuar godinës së Ambasadës së Federatës Ruse gjatë marshimit të ekstremistëve të djathtë më 11 nëntor të vitit 2013.

Në Varshavë u arrestuan 40 aktivistë të Organizatës ekologjike ndërkombëtare "Greenpeace", të cilët vunë në fasadën e Pallatit të Kulturës dhe Shkencës një poster me mbishkrimin "Shpëtoni Arktikun, lironi aktivistët tanë!".

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi kërkesën e Polonisë për të zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit, seancat dëgjimore gjyqësore të planifikuara më 3 dhjetor lidhur me çështjen e burgjeve sekrete të CIA-s.

Çështja e sulmeve mbi ambasadat në Varshavë dhe në Moskë duhet të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, pa e zgjatur konfliktin, deklaroi Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, në një konferencë për shtyp.

Incidenti pranë Ambasadës polake në Moskë nuk mund të krahasohet me barbarizmin e demonstruar ndaj Ambasadën ruse në Varshavë, deklaruan sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Tre aktivistët e Partisë së paregjistruar Kombëtare Bolshevike "Rusia Tjetër" u dënuan me 15 ditë heqje lirie për aksionin e protestës pranë Ambasadës polake në Moskë.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë do të rishikojë kushtet e tenderit që po përgatitet për furnizimin e nëndetëseve diesel-elektrike, deklaroi Zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë.

Tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur ditën e enjte si rezultat i shpërthimit të ndodhur në një tubacion gazi në qendrën e banuar Jankow-Przygodzki (Wielkopolska) në Poloni.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30