×
Soçi-2014, 11 shkurt 2014

Patinatorët rusë të patinazhit artistik mbi akull Tatiana Vollosozhar dhe Maksim Tranjkov kanë vendosur një rekord të ri botëror përkatësisht numrit të pikëve të marra në programin e shkurtër në konkurrencën sportive të çifteve në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Patinatorja ruse Olga Fatkulina fitoi medaljen e argjendtë në vrapimin 500 metra në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi. Në bazë të rezultateve të dy tentativave përfaqësuesja e ekipit të Rusisë tregoi rezultatin 75.06 sekonda.

Biatlonistja bjelloruse Daria Domraçova (Darya Domracheva) fitoi medaljen e artë në garën ndjekje në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi.

Gjatë zhvillimit të Olimpiadës Dimërore qytetin Soçi do ta vizitojnë më shumë se 400.000 turistë. Me qëllim që mysafirët e Olimpiadës të mos mbeten të uritur, në qytet janë hapur më shumë se një mijë pika ushqimore. Se me çfarë i ushqejnë pjesëmarrësit dhe mysafirët e Lojrave Olimpike në Soçi, tregon korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Sot në Soçi do të zhvillohen garat sportive për 8 komplete medaljesh: garat në ndjekje në Biatlon-in për femra, garat individuale të sprintit me ski për meshkuj dhe femra, gara e vrapimit me shpejtësi me patina mbi akull në distancën 500 metra femra, garat e kërcimit me ski nga trampolina për femra, garat në disiplinën e Snowboarding për femra në slopestyle, garat individuale të rrëshqitjes me slita (saja) njëvendëshe për femra dhe garat në disiplinën e Snowboarding për meshkuj në halfpipe.

Sportisti Aleksandër Smishliajev (Alexander Smyshlyaev) i ka sjellë në disiplinën e Freestyler edhe një tjetër medalje ekipit olimpik rus. Në garat në moguls ai zuri vendin e tretë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
9
16
23
24
25
26
28