×
Soçi-2014, 7 shkurt 2014

Sportistët e famshëm sovjetikë, hokeisti Vlladisllav Tretiak (Vladislav Tretiak) dhe patinatorja e patinazhit artistik në akull Irina Rodnina, ndezën Zjarrin e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shpalli zyrtarisht hapjen e Lojrave të XXII Olimpike Dimërore në Soçi.

Në stadiumin "Fisht" në Soçi gjatë ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike, e cila është quajtur "Ëndrrat mbi Rusinë", startoi parada e kombeve.

Lojrat Olimpike në Soçi do të bëhen rekord përkatësisht disa treguesve njëherazi. Në to do të përfshihen përfaqësuesit e 88 vendeve - çka është 6 shtete më shumë se 4 vjet më parë në Vankuver.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë në rritje. Kjo është deklaruar nga Presidenti Vladimir Putin në një takim në Soçi me Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës (RPK) Xi Jinping. Të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin dypalësh në sferën ekonomike, politike dhe ushtarake.

Çifti i yjeve të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë ndërmend të ndjekin ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, njoftojnë mediat me referim tek Shërbimi i Lajmeve i Olimpiadës.

"Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi duhen pritur rekorde të reja, për atletët këtu janë krijuar të gjitha kushtet, dhe kjo duhet t’i motivojnë ata për të arritur rezultatet më të mira", - tha Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), Thomas Bach.

Presidenti rus Vladimir Putin të premten në stadiumin "Fisht" në Soçi në 20:14, sipas orës së Moskës, do të deklarojë të hapura Lojrat e XXII Olimpike Dimërore. Gjatë ceremonisë solemne të hapjes do të ndizet Pishtari kryesor Olimpik.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
9
16
23
24
25
26
28