×
Soçi-2014, 2013

Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaitė ka parë "arsye të mjaftueshme politike" për t’u përmbajtur nga udhëtimi në Lojrat Olimpike të vitit 2014 në Soçi.

Asnjë prej anëtarëve të lartë të qeverisë franceze, duke përfshirë edhe Presidentin François Hollande, nuk do të vijë për pjesëmarrje në Olimpiadën Dimërore në Soçi, tha Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.

Shkencëtarët ekonomistë francezë, respektivisht Madeleine dhe Vladimir Andreff, vlerësuan shanset e vendeve për një performance të suksesshme në Soçi, ku në shkurt do të zhvillohet Olimpiada Dimërore.

Fshati Olimpik bregdetar i Soçit është vendi më i rehatshëm, më komod në historinë e Lojrave Dimërore. Për këtë deklarojnë me guxim e krenari të ligjshme organizatorët e tyre, kjo është konfirmuar edhe nga anëtarët e delegacioneve kombëtare. Fshati është vendosur vetëm disa minuta larg, po të llogaritet rruga e bërë në këmbë, nga Parku Olimpik.

Skiatori venezuelian Cesar Baena iu drejtua Presidentit rus Vladimir Putin me kërkesën për të bërë të mundur një përfaqësim më të gjerë të vendeve në disiplinën sportive që ai ushtron në Olimpiadën në Soçi, duke përfshirë edhe sportistët nga vendet ekzotike që nuk kualifikohen për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike Dimërore në bazë të sistemit aktual të kualifikimit të FIS.

Kapsula e shkëputur nga anija kozmike "Soyuz", me kozmonautin rus Fjodor Jurçihin dhe astronautët Karen Nyberg dhe Luca Parmitano në bord, u ul me sukses në Kazakistan.

Stafeta e parë e pishtarit me zjarrin olimpik në kozmos ​​është planifikuar për datën 9 nëntor, njoftoi Qendra e Drejtimit të Fluturimeve në periferi të Moskës.

Treni i parë dykatësh në historinë e hekurudhave ruse u nis sot në mëngjes nga Moska për në Soçi.

Pishtari me zjarrin olimpik në kozmos ​​do të shoqërohet nga 4 avionë dhe 14 helikopterë, njofton shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Qendror.

Kontributin e projektit "Soçi-2014" në mbrojtjen e mjedisit e vuri në dukje në fjalimin e tij në Konferencën Botërore të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mbi Sportin dhe Mjedisin, të mbajtur në kryeqytetin e Lojrave Olimpike të vitit 2014, kreu i KON Thomas Bach.

Flamuri i Aleancës kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBT (Lezbike, Gei, Biseksualë dhe Transgjinorë (apo Travestitë) me ngjyrat e ylberit po përpiqet t’i presë rrugën stafetës së zjarrit olimpik. Një tjetër tubim proteste organizuan aktivistët rusë të Lëvizjes Gay në itinerarin e pishtarit olimpik të Olimpiadës Dimërore të Soçit në Shën Petersburg. Nuk po rreshtin thirrjet për bojkotimin e të Lojrave Olimpike edhe jashtë vendit.

Në Sheshin e njohur njujorkez Times Square u bë prezantimi i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, para fillimit të të cilave kanë mbetur vetëm 100 ditë.

Kanë mbetur pikërisht 100 ditë deri në momentin e fillimit të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi. Kjo datë do të shënohet me zhvillimin e Festivalit mbarërus të Sportit. Sportëdashësit në qytete të ndryshme të vendit do të vendosen në formën e unazave olimpike, kurse Banka Qendrore e Rusisë (Centrobank) do të lëshojë në qarkullim kartëmonedhën përkujtimore me vlerë 100 rubla.

Olimpiada Dimërore e vitit 2014 në Soçi ka marrë tani në dispozicion të vet edhe një objekt tjetër. Më 28 tetor u vu në shfrytëzim stacioni i ri hekurudhor "Adler", i cili është ndërtuar me përdorimin teknologjive më të fundit dhe në përputhje me kërkesat më të rrepta të sigurisë.

Zjarri olimpik për herë të parë në historinë botërore mbërriti në Polin e Veriut.

Në Komitetin Organizativ të Lojrave Olimpike në Soçi përgënjeshtruan njoftimet e mediave në lidhje me faktin se pishtari olimpik shpërtheu në duart e një pjesëmarrëseje të stafetës.

Stafeta e Pishtarit me zjarrin olimpik ka hyrë në një fazë të re. Nga Murmansku startoi një ekspeditë unikale - akullthyesja bërthamore ruse "50 vjet të Fitores" do ta dërgojë zjarrin olimpik në Polin e Veriut. Nga porti i Murmanskut akullthyesjen e përcolli korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Gregori Milenin.

Kompleksi sportiv për garat e disiplinave alpine, me ski dhe ato të biatlonit, "Laura" është plotësisht i gatshëm për pranimin e Lojrave Olimpike Dimërore. Janë ndërtuar pistat e rrëshqitjes, infrastruktura përkatëse, janë zhvilluar tashmë testimet e tyre.

Zjarri olimpik pritet të mbërrijë sot në qarkun e Tverit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31