×
Republika e Kosovës, 2013

Kriminelë të maskuar si Santa Claus, gjatë festimit të Krishtlindjeve, kanë kryer dy bastisje të armatosura në dyqanet e argjendarisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Bashkimi Evropian do të akordojë suplementarisht 38.5 milionë € për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e Internetit të Komisionit Evropian.

Përdoruesit e Facebook përfituan mundësinë për të specifikuar si vendqëndrim të vetin Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës arrestoi 6 persona të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste dhe lidhje me grupin sirian "Al-Nusra Front" - njësi e organizatës "Al-Qaeda".

Rusia dhe Serbia planifikojnë të ndërtojnë një degë të gazsjellësit kryesor "Rryma Jugore" (ang. "South Stream") në Kosovë, njoftoi ditën e hënë shërbimi për shtyp i qeverisë së Serbisë pas bisedimeve të Kryeministrit të vendit, Ivica Daçiç, me Kreun e kompanisë ruse "Gazprom", Aleksei Miller.

Autoritetet e Kosovës kanë në plan të organizojnë zgjedhjet e përsëritura komunale për shkak të sulmeve të ndërmarra mbi qendrat e votimit më 3 nëntor.

Dhjetë kryetarë të bashkive janë zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 3 nëntor, krerët e 24 komunave të tjera do të përcaktohen në bazë të rezultateve të raundit të dytë.

Në Kosovë, të dielën, u mbajtën zgjedhjet për autoritetet lokale. Për herë të parë, pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes u mbajtën në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë serbët etnikë.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi natën duke u gdhirë e hëna në qytetin e Mitrovicës, i cili ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Kosta-Rikës, Enrique Castillo, dhe homologu i tij nga Kosova, Enver Hoxhaj, nënshkruan në Nju Jork një marrëveshje mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Rreth 150 policë nga Serbia qendrore mbërritën në pjesën veriore të Kosovës, për të hetuar sulmin mbi autokolonën e Misionit të BE-së në fushën e sundimin të ligjit (EULEX).

Kriminelë të paidentifikuar aktivizuan sot një bombë në afërsi të ndërtesës së kompanisë "Telekom" në qytetin e Kosovska-Mitrovica, në pjesën veriore të Kosovës.

Moska e dënon ashpër hapjen e zjarrit ndaj autokolonës së misionit të BE-së (EULEX) në veri të Kosovës, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Aleksandër Llukasheviç.

BE-ja në kuadër të mbështetjes së Bashimit Evropian të zhvillimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po fillon vendosjen e misionit për monitorimin e zgjedhjet komunale në Kosovë më 3 nëntor, njoftoi Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.

Një deklaratë ku dënohet fuqishëm sulmi kundër autokolonës së misionit evropian për ruajtjen e ligjit në Kosovë, EULEX, si rezultat i të cilit humbi jetën punonjësi i saj lituanez, u shpërnda ditën e enjte në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë hapjes së zjarrit në drejtim të një makine të misionit të BE-së në Kosovë.

Në zgjedhjet lokale në Kosovë për herë të parë do të marrin pjesë dy bashkime serbe.

Ish-militanti dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i akuzuar për krime lufte në fshatin Kleçkë të Kosovës, është shpallur i pafajshëm.

Qeveria e Serbisë ditën e martë në një takim vendosi të shpërbëjë administratën e 4 komunave serbe në veri të krahinës së Kosovës, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Takimi i ardhshëm, në kuadër të dialogut për rregullimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, do të mbahet në Bruksel më 27 gusht, thuhet në një komunikatë të shërbimit për shtyp të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31