×
Gadishulli Ballkanik, Tetor 2013

Serbia synon të zhvillojë marrëdhëniet e veta me të gjithë botën, duke përfshirë edhe Rusinë. Kjo u deklarua nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, gjatë vizitës së tij në Moskë. Axhenda e Presidentit serb ishte me të vërtetë tejet e ngjeshur, e llogaritur, në kuptimin e plotë të fjalës, minutë për minutë.

Rusinë dhe Serbinë i lidh një karakter i veçantë marrëdhëniesh, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim me homologun e tij serb, Tomisllav Nikoliç.

Rusia do të mbështesë përpjekjet e Greqisë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë fjalimit të tij mbajtur sot në konferencën në Athinë "Gjon Kapodistria dhe marrëdhëniet bashkëkohore ruso-greke", bëri thirrje për moslejimin e vendosjes së linjave të reja ndarëse në Europë.

Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kryetari i Këshillit të Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, Teodoros Pangalos, deklaroi se shërbimet sekrete greke kanë përgjuar ambasadorët amerikanë në Athinë dhe Ankara.

Dy bursa që investuan në bonot greke arritën një fitim më të madh se 100 % në vit. Bëhet fjalë për bursat nën menaxhimin e NBG Asset Management dhe Eurobank Asset Management.

Në qytetin grek të Selanikut u mbajt sot parada ushtarake me rastin e Ditës Ohi (Jo), festës kombëtare që kremtohet në kujtim të fillimit të luftës kundër nazizmit dhe okupimit fashist.

Sot në Rumani filloi ndërtimi i bazës europiane të mbrojtjes antiraket në Deveselu, të projektuar nga SHBA-ja dhe NATO.

Bashkëpunëtorët e organeve të zbatimit të ligjit të Bullgarisë përcaktuan identitetin e nënës biologjike të vogëlushes Maria, të marrë prej kampit cigan në Greqi nga autoritetet e vendit.

Në Greqi u arrestua një çift të martuarish, të cilët shkuan në gjendjen civile, për të marrë një certifikatë lindjeje për një djalë 2 muajsh.

Parlamenti grek me shumicë votash mbështeti projektligjin që lejon anulimin e financimit shtetëror të partive të përfshira në veprimtari kriminale.

Më 20 tetor në Beograd në moshën 89 vjeçare ndërroi jetë Jovanka Broz, e veja e diktatorit jugosllav Josip Broz Tito.

Në vitet e ardhshme "pikë e nxehtë" e Islamit radikal në Evropë me propabilitet të madh mund të bëhet Ballkani. Në fokusin e vëmendjes së ekspertëve këto muajt e fundit ka qenë Mali i Zi. Nga kjo republikë - një resort i mrekullueshëm, i qetë dhe me qëndrueshmëri të habitshme - filluan të vijnë njoftime në lidhje me aktivizimin e veprimtarisë së islamit radikal.

Sot në Greqi hynë po zhvillojnë një grevë, personeli i spitaleve publike, mësuesit e shkollave, si ​​dhe profesorët e Universitetit Kombëtar të Athinës me emrin e Kapodistrian.

Përfaqësuesit e Komitetit Shoqëror rus për mbrojtjen e interesave në gjykatë të Ratko Mlladiçit vizituan kohët e fundit gjeneralin jugosllav në burgun e Hagës.

Policia e Serbisë arrestoi në qytetin Çaçak një person, i cili kërcënonte të vriste fëmijët e Kryeministrit të vendit Ivica Daçiç, njoftojnë mediat me referim tek informacioni i Ministrisë së Brendshme.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se atë e kanë informuar në lidhje me kërcënimet në adresë të familjes dhe fëmijëve të tij.

Gjykatësi la në fuqi masën e arrestit për deputetin e Parlamentit grek Christos Pappas, duke e shpallur atë "nënkryetarin e një organizate kriminale".

Gjykatësi e la nën arrest liderin e partisë greke të ekstremit të djathtë "Agimi i Artë" Nikos Mihaloliakos, të akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale.

Ekstremizmi në Greqi do të shkatërrohet, deklaroi Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras, duke folur në Institutin e Ekonomisë Botërore të Petersonit në Uashington.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
5
6
7
8
11
12
13
14
18
19
20
22
26
27