×
Gadishulli Ballkanik, Shtator 2013

Policia greke arrestoi rreth 70 pjesëmarrës në trazirat që ndodhën në Athinë pas një tubimi antifashist.

Sindikatat e gazetarëve grekë njoftuan sot mbi grevën në të gjitha mediat publike dhe private në shënjë proteste kundër mbylljes së ish-Radiotelevizionit shtetëror dhe pushimit nga puna të personelit.

Të henën dhe të martën do të mbajnë një grevë mbarëkombëtare bashkëpunëtorët e organeve të autoriteteve lokale në Greqi.

Të mërkurën mijëra mjekë dhe infermierë në Kroaci filluan një grevë  duke kërkuar nënshkrimin e një marrëveshje të re kolektive, e cila duhet të parashikojë një rritje të pagave për punën jashtë orarit dhe dezhurnet.

Në Piraeus të Greqisë disa anëtarë të lëvizjes të ekstremit të djathtë vranë një aktivist të lëvizjes antifashiste në Greqi.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç dekoroi me medaljen e artë Kreun e kompanisë "Hekurudhat e Rusisë”, Vladimir Jakunin për arritjet në fushën e veprimtarive socialo-kulturore.

Policia greke përdori sot gazin lotsjellës kundër një grupi rojesh sigurie të shkollave, të cilët u përpoqën të hynë në ndërtesën e Ministrisë së Reformës Administrative dhe Qeverisë Elektronike. 

Në Greqi që të hënën filloi java e grevave masive në prag të mbërritjes në vend të misionit të "trojkës" së kreditorëve ndërkombëtarë - përfaqësuesit e BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së.

7 persona u bënë viktima të përmbytjeve në Rumaninë Lindore.

Gjykata e Bukureshtit filloi sërish seancat e dëgjimit për çështjen e 6 qytetarëve rumunë të akuzuar për vjedhjen e 7 pikturave nga Muzeu i Artit Roterdam-Kunsthal, njoftojnë të martën mediat lokale.

Pas tre ditëve të seancave dëgjimore Skupshina serbe (parlamenti) miratoi përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
4
5
6
7
8
9
11
13
14
15
19
20
21
22
25
27
28
29
30