×
Gadishulli Ballkanik, Gusht 2013

Anëtarët e Këshillit të Federatës të Rusisë do të mbështesin projektin e restaurimit të memorialit rus të luftës në Beograd, u tha gazetarëve të enjten Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Politikën Sociale Valeri Rjazanskij.

Autoritetet e Rumanisë kanë njohur dështimin e projektit të tubacionit të gazit "Nabucco West", duke kërkuar nga partnerët perëndimorë që t’ju kthejnë atyre shumën prej 23 milionë dollarësh të shpenzuar për projektin.

Qëllimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe nuk është anuluar nga askush. Territoret e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të populluara nga shqiptarët, nuk kanë qenë kurrë të përjashtuara nga planet e shqiptarëve të Kosovës, kurse shqiptarët në territorin e ish-Jugosllavisë prisnin vetëm sinjalin, kur çështja e Kosovës të bëhej e rëndësishme për organizatat ndërkombëtare. I tillë u bë viti 1999, ose më saktë agresioni i NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi.

Ish-Kryeministri bullgar Bojko Borisov u bë lojtari më i moshuar i të gjitha kohërave që ka dalë në fushën e lojës në një ndeshje të kampionatit vendas.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shtyu deri më 26 gusht seancat dëgjimore për çështjen (rastin) e ish-Komandantit të ushtrisë së serbeve boshnjakë, Ratko Mlladiç, për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore, njoftojnë mediat lokale.

Sot, më 21 gusht, monumentin kushtuar Ushtrisë Sovjetike në qendër të kryeqytetit bullgar banorët e qytetit në mëngjes e panë të lyer me ngjyrë rozë dhe të nënshkruar me fjalët në gjuhën çeke dhe bullgare: "Bullgaria kërkon ndjesë".

"LUKErg Renew", një sipërmarrje e përbashkët kjo e kompanisë ruse të naftës "Lukoil" dhe asaj italiane “ERG SpA”, ka marrë lejen për blerjen e katër kompanive të cilat kanë në zotërim centralet elektrike që shfrytëzojnë energjinë e erës në Bullgari.

Autoritetet serbe me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë sekuestruan 7 ndërmarrje që i përkisnin të ndjerit Boris Berezovski.

Në Serbi 4 persona kanë humbur jetën nga Ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa gjithsej janë regjistruar 63 raste të prekjes nga kjo sëmundje.

Të mërkurën në pjesën qendrore të Greqisë ra një tërmet me magnitudë 5.3 ballë, njoftoi televizioni lokal.

Shoqata sindikale e sektorit publik të Greqisë po zhvillon një grevë 24-orëshe në zonën Attica të kryeqytetit kundër pushimit të ardhshëm masiv nga puna të nëpunësve civilë.

Sindikatat e punonjësve të sektorit shtetëror në Greqi "ADEDY" po zhvillojnë aksione 2-ditore proteste kundër shkurtimeve nga puna.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
22
24
25
28
30
31