×
Jakutia, 2012
Diamanti rekord 158 karatësh u gjet në Jakutia. Çmimi i gurit vlerësohet me më shumë se 1.5 milionë dollarë. Megjithatë, gjetje të tilla jo rrallë herë iu sjellin fatkeqësi pronarëve të tyre... Guri unikal u nxorr në vendburimin “Njurba” të kompanisë ruse "ALROSA". Përmasat e kristalit natyror - 35 mm në gjatësi dhe 22 milimetra në gjerësi dhe lartësi. Për nga madhësia e tij ai zë vendin e 12 ndër gjithë diamantet me origjinë ruse.
Falë zbulimit unikal në Jakutia mund të klonohet mamuthi. Pjesëmarrësit e ekspeditës ndërkombëtare paleontologjike nga Rusia, Koreja, SHBA, Kanadaja, Suedia dhe Britania e Madhe zbuluan eshtrat e një kafshe prehistorike me organe që i kanë rezistuar kohës dhe në to janë gjetur qeliza të gjalla.
Këtë verë në Jakutia (Republikë në lindje të Siberisë) për herë të parë u zhvillua një turne biznesi "Java e diamantit në Jakutia". Organizatorët e saj - qeveria dhe biznesmenët - janë të bindur se projekti i tyre do të shndërrohet në një brend popullor turistik.
Jakutia është rajoni më i madh i Rusisë. Republika përbën 1/5 e vendit, sipërfaqja e saj është më shumë se 3 milionë kilometra katrorë. Është gjashtë herë më e madhe se Franca dhe 13 herë më e madhe se Britania e Madhe.
James Cameron huazoi idenë e filmit "Avatar" nga eposi jakut Olonkho, deklaroi Ministri i Kulturës së Jakutias Andrei Borisov në një takim me pjesëmarrësit e festivalit të kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO.
Në vitin 2013, në Jakuti duhet të fillojë ndërtimi i depozitës me ngrirje të farërave në nivel federal. Ngrica e përjetshme premton të ruajë për brezat e ardhshëm fondin gjenetik të bimësisë së kohës sonë. Diversiteti biologjik në Tokë po rrallohet me ritme alarmante dhe depozita të tilla me ngrirje mund të shndërrohen në “Arkën e Noes” për shumë lloje bimësh që kërcënohen nga zhdukja.
UNESKO i ka mbështetur projektet e Jakutisë për krijimin e një depozite botërore për farërat e bimëve në tokat me ngricë të përhershme dhe për studimin e gjendjes së natyrës së Arktikut në kushtet e ndryshimit të klimës. Ky vendim u morr pas paraqitjes së projekteve të Republikës Saha (Jakutia) në fushat e shkencës, arsimit, ekologjisë në kuarterin e UNESKO-s në Paris.
Në Jakuti (Yakuti) dhe në Lindjen e Largët të Rusisë sot në
Jakutia (Yakutia) - Republikë kjo në përbërjen e Federatës Ruse, e cila në verilindje të Siberisë - është mbërthyer nga ngricat e mëdha.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31