×
Jakutia

Meteorologët parashikojnë një rënie të temperaturës në rajonet veriore të Jakutia (Yakutia) deri në minus 60 gradë në ditët e afërta, njofton Shërbimi Meteorologjik republikan.

Territori i Rusisë u plotësua edhe me një ishull tjetër. Ai u zbulua në Arktik, pranë brigjeve të Jakutisë (Yakutia - Siberia Lindore). Këtë copëz toke prej disa qindra metra katrorë gjatë fluturimit e pikasën rastësisht në Detin Laptev pilotët e helikopterit "Mi-26".

Të mërkurën Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme (MPJ) nisi evakuimin e ekuipazheve të 17 anijeve që janë bllokuar në akull në lumin Indigirka në Jakutia (Lindja e Largët e Rusisë) dhe nuk mund të lëvizin për shkak të formimit të llumit në ujë.

Në Jakutia u rrëzua një helikopter "Mi-8" me 25 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit në bord.

Specialistët nga Rusia dhe Gjermania do të ndërmarrin një ekspeditë, e cila shtron si pikësynim zbulimin e historisë së liqenit më të thellë të Jakutisë (Yakutia) - Republikës polare në Siberinë lindore. Asnjëherë më parë liqeni Toko i Madh (russ. озеро Большое Токо; angl. Lake Big Toco) nuk është studiuar nga shkencëtarët.
Sizmiologët regjistruan në Jakutia një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, njoftoi
Gjeologët rusë zbuluan në Jakutia (Siberi) një vendburim të ri të madh ari.
Në Rusi ka filluar intensivisht gjuetia ndaj ujqërve. Në disa rajone të vendit, në veçanti në Siberinë Lindore dhe në Jakutinë fqinje, për shkak të sulmeve të shpeshtuara të ujqërve është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Dimri shumë i ftohtë dhe uria i kanë detyruar grabitqarët e rrezikshëm t’i afrohen fshatrave. Autoritetet u detyruan të mobilizojnë gjuetarët.
Diamanti rekord 158 karatësh u gjet në Jakutia. Çmimi i gurit vlerësohet me më shumë se 1.5 milionë dollarë. Megjithatë, gjetje të tilla jo rrallë herë iu sjellin fatkeqësi pronarëve të tyre... Guri unikal u nxorr në vendburimin “Njurba” të kompanisë ruse "ALROSA". Përmasat e kristalit natyror - 35 mm në gjatësi dhe 22 milimetra në gjerësi dhe lartësi. Për nga madhësia e tij ai zë vendin e 12 ndër gjithë diamantet me origjinë ruse.
Falë zbulimit unikal në Jakutia mund të klonohet mamuthi. Pjesëmarrësit e ekspeditës ndërkombëtare paleontologjike nga Rusia, Koreja, SHBA, Kanadaja, Suedia dhe Britania e Madhe zbuluan eshtrat e një kafshe prehistorike me organe që i kanë rezistuar kohës dhe në to janë gjetur qeliza të gjalla.
Këtë verë në Jakutia (Republikë në lindje të Siberisë) për herë të parë u zhvillua një turne biznesi "Java e diamantit në Jakutia". Organizatorët e saj - qeveria dhe biznesmenët - janë të bindur se projekti i tyre do të shndërrohet në një brend popullor turistik.
Jakutia është rajoni më i madh i Rusisë. Republika përbën 1/5 e vendit, sipërfaqja e saj është më shumë se 3 milionë kilometra katrorë. Është gjashtë herë më e madhe se Franca dhe 13 herë më e madhe se Britania e Madhe.
James Cameron huazoi idenë e filmit "Avatar" nga eposi jakut Olonkho, deklaroi Ministri i Kulturës së Jakutias Andrei Borisov në një takim me pjesëmarrësit e festivalit të kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO.
Në vitin 2013, në Jakuti duhet të fillojë ndërtimi i depozitës me ngrirje të farërave në nivel federal. Ngrica e përjetshme premton të ruajë për brezat e ardhshëm fondin gjenetik të bimësisë së kohës sonë. Diversiteti biologjik në Tokë po rrallohet me ritme alarmante dhe depozita të tilla me ngrirje mund të shndërrohen në “Arkën e Noes” për shumë lloje bimësh që kërcënohen nga zhdukja.
UNESKO i ka mbështetur projektet e Jakutisë për krijimin e një depozite botërore për farërat e bimëve në tokat me ngricë të përhershme dhe për studimin e gjendjes së natyrës së Arktikut në kushtet e ndryshimit të klimës. Ky vendim u morr pas paraqitjes së projekteve të Republikës Saha (Jakutia) në fushat e shkencës, arsimit, ekologjisë në kuarterin e UNESKO-s në Paris.
Në Jakuti (Yakuti) dhe në Lindjen e Largët të Rusisë sot në
Jakutia (Yakutia) - Republikë kjo në përbërjen e Federatës Ruse, e cila në verilindje të Siberisë - është mbërthyer nga ngricat e mëdha.
Një grup shkencëtarësh nga Muzeu i mamuthit në Jakuti (republikë kjo n
Rrjeti hekurudhor i Rusisë, duke përfshirë edhe zonën e veriut, do të zhvillohet në mënyrë të qenësishme, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev.
Sot në mëngjes në Jakutsk (Lindje e Largët e Rusisë) për shkak të problemeve teknike bëri një ulje emergjente aeroplani që po fluturonte nga Moska për në Magadan.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31