×
fatkeqësi natyrore, Gusht 2013

Në një sërë zonash të rajonit Puno në juglindje të Perusë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në lidhje me reshjet e mëdha të borës që po bien në këtë territor.

Rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në juglindje të Meksikës, u bënë shkak për vdekjen e 13 personave, njoftuan autoritetet lokale.

Rajoni i Habarovsk-ut po vazhdon të luftojnë me përmbytjet. Në ditët e fundit niveli i ujit në lumin Amur u rrit pak, duke arritur shifrën 731 cm. Megjithatë, Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme lajmëron se kjo është vetëm një "pauzë e përkohshme për frymëmarrje". Tashmë nga mesi i javës së ardhshme uji në lumë mund të rritet edhe një metër e gjysmë. Ndërsa kulminacioni i përmbytjeve pritet në fillim të shtatorit.

Në territorin e shtetit meksikan të Veracruz u shpall alarmi për shkak të afrimit të stuhisë tropikale "Fernand".

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në lumin Amur në rajonin e Habarovsk ka arritur deri në 7.31 m, çka tregon se brenda 24 orëve niveli i lumit është rritur me 7 cm.

Drejtoria Kombëtare Meteorologjike e Japonisë shpalli sot paralajmërimin për stuhinë në prefekturën ishullore jugore të Okinawa-s për shkak të afrimit të tajfunit "Trami".

Të paktën 130 persona kanë humbur jetën në dy javët e fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm e të vazhdueshëm në Pakistan.

Autoritetet e Zelandës së Re ndërprenë qarkullimin e trenave dhe fluturimin e avionëve pas tërmetit me magnitudë prej 6.8 ballë që ra sot në afërsi të kryeqytetit Wellington.

Së paku 96 persona humbën jetën në Pakistan si pasojë e përmbytjeve drastike të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Përmbytja në Lindjen e Largët të Rusisë mund të shndërrohet në më të fuqishmen e 120 viteve të fundit në këtë zonë, në qoftë se situata nuk do të ndryshojë së shpejti.

Japonia ka vendosur të çmontojë anijen e peshkimit, e cila u bë simbol i ngjarjeve tragjike të marsit të vitit 2011.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
17
18
20
22
23
24
25
29
30
31