×
fatkeqësi natyrore, 2013

Shkatërrime dhe dëme serioze u shkaktoi stuhia e fuqishme "Dirk" qytetarëve evropiane. Kështu, në disa provinca franceze dhe në jug të Francës shtëpitë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të këputjes së telave në shtyllat e tensionit të lartë. Nga stuhia gjetën vdekjen gjashtë banorë të Francës.

Në Kanada ka rënë shi i akullt. Azinë Juglindore e mbuloi një dëborë e paparë. Ndërsa në Britaninë e Madhe shirat e rrëmbyer e të vazhdueshëm i kanë mohuar shumë njerëzve kremtimin e Krishtlindjeve në rrethin e familjes. Rusët për shkak të motit të butë të pazakontë për sezonin janë privuar nga argëtimet tradicionale dimërore.

Rreth 100.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në jug të Britanisë së Madhe për shkak të stuhisë së fuqishme.

Një tjetër tërmet në Japoni mund të marrë jetët e më shumë se 300 mijë njerëzve. Një parashikim i tillë i shkencëtarëve u publikua nga qeverina japoneze.

Në Moskë të enjten në mëngjes u krijua një bllokim trafiku shumë kilometërsh, i cili u shkaktua nga ora e pikut në mëngjes si dhe kushtet e rënduara atmosferike.

Viktima të ciklonit të fuqishëm, që goditi disa vende të Evropës veriore, u bënë pesë persona.

Të paktën 130 fluturime janë anuluar në aeroportin ndërkombëtar gjerman të Hamburgut për shkak të ciklonit të fuqishëm "Xaver", i cili goditi veriun e vendit.

Në pjesën qendrore të SHBA-së kanë vërshuar reshje të mëdha dëbore që i solli me vete nga veriu cikloni i akullt arktik.

Numri i viktimave të supertajfunit "Haiyang", i cili goditi Filipinet më 8 nëntor, u rrit deri në 5.500 vetë, njoftoi Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Situatave Emergjente.

Si rezultat i stuhisë, e cila solli një mot të ftohtë në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, humbën jetën 13 persona.

Numri zyrtar i viktimave të tajfunit "Haiyang" në Filipine i ka tejkaluar 4.000 banorët, njoftuan të mërkurën autoritetet filipine.

Numri i viktimave nga përmbytjet në ishullin italian të Sardenjës arriti në 16 persona.

Sot rreth 50.000 banorë kanë dalë për të pastruar nga dëbora rrugët e qytetit të Harbinit në verilindje të Kinës.

Në ishullin italian të Sardenjës, ku 17 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, njoftoi kanali televiziv "RaiNews24".

Së paku nëntë vetë gjetën vdekjen si rezultat i stuhisë së tërbuar dhe përmbytjes në ishullin e Sardenjës, deklarojnë autoritetet lokale.

Numri i viktimave të supertajfunit "Haiyang", i cili goditi Filipinet gjatë fundjavës, arriti në 2.275 persona.

Më shumë se një mijë nxënës dhe mësues kanë mbetur të bllokuar në ndërtesën e një shkolle të mesme në qytetin e Guygan në jugperëndim të Kinës për shkak të përmbytjeve drastike, të shkaktuara nga tajfuni "Haiyang".

Stuhia tropikale "Zoraida" vërshoi të martën në mëngjes mbi zonën jugore të Filipineve dhe po lëviz për në veriperëndim me një shpejtësi prej 30 km/h.

Presidenti i Filipineve Benigno Aquino shpalli në vend gjendjen e fatkeqësisë kombëtare për shkak të pasojave shkatërrimtare të tajfunit "Haiyan".

Tajfuni tropikal "Haiyang", i cili mori jetët e mijëra banorëve në Filipine, iu afrua tani territoreve të Vjetnamit dhe Kinës. Edhe pse fuqia e tij është dobësuar në mënyrë të ndjeshme, vazhdojnë të vijnë megjithatë njoftime për viktima apo shkatërrime. Në pritje të goditjeve të reja të fatkeqësisë natyrore nga rajonet potencialisht të rrezikshme po evakuohet popullsia.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
7
8
11
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31