×
Arktiku

Pak kohë më parë në mediat ruse është përhapur një lajm sensacional: Shkencëtarët nga Dega e Lindjes së Largët të Akademisë ruse të Shkencave kanë gjetur në ujërat e Arktikut një krijesë të panjohur me përmasa vërtet gjigande.

Për shkrirjen e akujve të Arktikut dhe reduktimin e sasisë së dritës diellore në "planetin blu" është fajtore vetë Toka. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët nga SHBA-ja.

Shkencëtarët nga Vladivostoku kanë zbuluar në ujërat e Arktikut, në një thellësi prej rreth 1.5 kilometra, një krijesë jashtëzakonisht të madhe të panjohur.

Kompania "Gazprom" ka filluar prodhimin e naftës në vendburimin Prirazllomnoje (Prirazlomnoye), i cili është projekti i parë në historinë e Rusisë i destinuar për shfrytëzimin e burimeve të shelfit Arktik rus, thuhet në njoftimin për shtyp të Holdingut të gazit.

Rusia filloi dislokimin e njësive të Forcave të mbrojtjes ajroro-kozmike në Arktik dhe ndërtimin e një stacioni radarësh të sistemit të paralajmërimit të sulmeve raketore në Veriun e Largët rus (në Vorkuta), njoftoi Komandanti i Forcave Ajroro-Kozmike të Rusisë, gjeneral-majori Aleksandër Gollovko.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është indinjuar nga deklaratat e përfaqësuesve të lidershipit të Polonisë dhe vendeve balltike në lidhje me faktin që stërvitjet "Steadfast Jazz-2013", e mbajtura nga NATO, treguan gatishmërinë e aleatëve për të mbrojtur vendet e Europës Lindore - anëtare të Aleancës - prej kërcënimit nga Lindja.

Ministria ruse e Mbrojtjes do të krijojë një skuadron anijesh akullthyese patrullimi, deklaroi të mërkurën Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Sergei Shoigu, në një takim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vëllimi i programit shtetëror të zhvillimit socio-ekonomik të zonës së Arktikut të Rusisë deri në vitin 2020 do të kushtojë rreth 62 miliardë $, njoftoi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Igor Sljunjajev.

Stafeta e Pishtarit me zjarrin olimpik ka hyrë në një fazë të re. Nga Murmansku startoi një ekspeditë unikale - akullthyesja bërthamore ruse "50 vjet të Fitores" do ta dërgojë zjarrin olimpik në Polin e Veriut. Nga porti i Murmanskut akullthyesjen e përcolli korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Gregori Milenin.

Në gjykatën e Murmanskut filluan seancat dëgjimore të çështjes së aktivistëve të "Greenpeace", të arrestuar në bordin e anijes Arctic Sunrise.

"Ne kemi ndërmend të zgjerojmë në mënyrë të konsiderueshme territoret e mbrojtura natyrore të zonës së Arktikut", - tha Vladimir Putin, duke folur në Salehard në Forumin e Arktikut.

Të drejtën për të nxjerrë naftë në Arktik do ta kenë vetëm kompanitë, të cilat zotërojnë metoda të likuidimit të derdhjeve nën akull dhe kapacitetet e mjaftueshme financiare, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në Forumin ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut".

Rusia po krijon një sistem të ri të mbikëqyrjes satelitore të Arktikut, njoftoi Kreu i Shërbimit Federal rus të Hidrometeorologjisë dhe Monitorimit të Mjedisit Aleksandër Frollov në Forumin e tretë ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut" në Salekhard.

Forumi Ndërkombëtar i Arktikut "Arktiku - territori i dialogut", i cili u hap sot në Salehard (Rusi), u dedikohet çështjeve të sigurisë ekologjike në Pripolar.

Shërbimi kufitar i Rusisë mohon informacionin në lidhje me transferimin e akullthyesit të Organizatës "Greenpeace" - "Arctic Sunrise" - nën flamurin holandez në portin e Murmanskut, mbi të cilin më parë njoftuan ekologët.

Akullthyesi i "Greenpeace" - "Arktik Sunrise", i ndaluar nga rojet kufitare të Rusisë në Detin Pechora, po shoqërohet nga një konvojë në Murmansk, njoftuan në degën ruse të kësaj organizate ekologjike.

Një njësi anijesh e Flotës së Veriut të Rusisë sot u largua nga baza e saj kryesore në Severomorsk duke u drejtuar për në rajonet lindore të Arktikut.

Aktivistët e organizatës së mbrojtjes së mjedisit Greenpeace konfirmojnë se Rusia nuk e lejoi anijen e tyre "Arctic Sunrise" të lundronte drejt Arktikut.

Rusia ka ndërmend të zgjerojë zonën e saj ekonomike në Detin Ohotsk (Okhotsk). Dhe është planifikuar të bëhet kjo për llogari të shelfit të saj kontinental. Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë marrë tashmë aplikimin përkatës dhe ia kanë hyrë punës për shqyrtimin e tij.

Ekranoplani më i fundit rus "Sterh-10" do të kryejë fluturimin e tij të parë në fillim të gushtit. Aparati fluturues në fjalë me peshë 10 ton mund të transportojë rreth 20 persona dhe është projektuar për të fluturuar në lartësi deri në 6 metra.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31