×
survejim, Tetor 2013

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mendon se komunikimi qeveritar që ekziston në vend mundëson mbrojtjen e sigurisë së bisedave të zyrtarëve të lartë të vendit.

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri publike një pjesë të re të dokumenteve, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e të dhënave të telekomunikacionit të qytetarëve amerikanë.

Në lidhje me skandalin rreth përgjimit të telefonit të Kancelares gjermane Angela Merkel hetuesit gjermanë mund të marrin në pyetje Edward Snowden në Rusi.

Administrata e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk mund të mos ketë qenë në dijeni të përgjimit nga shërbimet e zbulimit të telefonit të Angela Merkel, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës thirri ditën e premte Ambasadorin amerikan në Madrid, James Costos, në lidhje me skandalin me të dhënat e reja mbi përgjimin nga ana e shërbimeve amerikane të zbulimit të bisedave telefonike të qytetarëve evropianë.

Ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden mori me vete dhjetra mijëra dokumente, duke përfshirë edhe ato që lidhen me programet e mbledhjes së informacionit të fshehtë nga Rusia, Irani dhe Kina, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Gjermania pret të marrë të dhëna "të plota dhe të ndershme" mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së, deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Guido Westerwelle, në lidhje me njoftimet mbi përgjimin e mundshëm të telefonit të Angela Merkel.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
26
27
31