×
survejim

Imazhi demokratik i SHBA-së është zvetënuar dukshëm, në veçanti, në mesin e shumë evropianëve, mendon Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Aleksei Pushkov (Alexey Pushkov).

Agjencia Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA) mund të ketë përgjuar telefononin e ish-Kancelarit gjerman Gerhard Shrëder në kohën kur ai mbante postin e kryeministrit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një mënyrë të ashpër dhe krejtësisht të qartë paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të përmbahen nga aktivitetet e mëtejshme të spiunimit (spyware) të shërbimeve të fshehta amerikane, që kontrollojnë të dhënat personale të qytetarëve.

Presidenti amerikan Barack Obama ka ndaluar survejimin e dhjetra udhëheqësve të vendeve të huaja, të cilat Uashingtoni i konsideron aleate.

Kompanitë kryesore botërore të Internetit kanë dënuar vendosmërisht praktikën e përgjimit dhe survejimit prej shërbimeve sekrete të SHBA-së dhe disa vendeve të tjera të përdoruesve të rrjetit mbarëbotëror.

Kreu i Përfaqësisë së Shteteve të Bashkuara bëri thirrje për përfshirjen e Gjermanisë në aleancën e inteligjencës "Pesë Sy" ("Five Eyes", FVEY). Por, pavarësisht nga të gjitha sigurimet e miqësisë e fortë, të shprehura pa kursim pas demaskimit të veprimtarisë së spiunazhit të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA) të SHBA-së dhe Agjencisë Zyrtare të Përgjimeve (GCHQ) të Britanisë së Madhe, ka pak gjasa që grupi ta përfshijë Gjermaninë në përbërjen e vet.

Zbulimi ushtarak i Danimarkës përgjon telefonat celularë në zonat e konfliktit jashtë vendit me qëllim të garantimit të sigurisë së ushtarakëve danezë dhe mbrojtjen e interesave daneze, pranoi sot në një intervistë për gazetën "Politiken" Kreu i këtij departamenti, Thomas Ahrenkiel, duke shtuar se këtë informacion Danimarka e ndan me vendet, me të cilat bashkëpunon në sferën përkatëse.

“Google” do të paguajë 17 milionë dollarë si gjobë për shkeljen e privatësisë gjatë punës së përdoruesve me shfletuesin “Apple Safari”.

Politikanëve evropianë u është dhënë udhëzimi që të kufizojnë përdorimin e telefonave celularë. Në këtë mënyrë kanë reaguar në Evropë ndaj informacionit të publikuar prej Edward Snowden se Agjencia e Sigurimit Kombëtar e SHBA-së ka përgjuar, monitoruar bisedat telefonike të personave të parë të shteteve evropiane. Përfshirë edhe Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Forcat speciale britanike përgjojnë politikanët gjermanë në Gjermani.

Mediat evropiane, duke iu referuar gazetës greke "Naftemporiki", citojnë këto ditë thëniet e Komisioneres së BE-së për Drejtësinë Viviane Reding të shprehura prej saj në një intervistë me botimin e sipërpërmendur. Interes më të gjallë në radhët e komentuesve dhe ekspertëve ngjalli deklarata e Reding: se një përgjigje efektive ndaj fakteve të zbuluara të përhapjes së spiunazhit elektronik të shërbimeve sekrete amerikane mbi liderët politikë dhe qytetarët e thjeshtë të vendeve evropiane mund të bëhej krijimi në kuadër të Bashkimit Evropian i shërbimit vetiak të inteligjencës - i ngjashëm me po atë CIA ose NSA.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev, e ka quajtur "krejtësisht cinik" veprimin e shërbimeve sekrete amerikane në lidhje me spiunimin elektronik të një sërë liderëve europianë.

Edward Snowden është i gatshëm të dëshmojë në Prokurorinë e Përgjithshme të Gjermanisë në lidhje me rastin e përgjimit të bisedave telefonike të Kancelares Angela Merkel nga shërbimet e zbulimit amerikan, konfirmoi deputeti i Bundestagut, Hans-Christian Stöbele.

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mendon se komunikimi qeveritar që ekziston në vend mundëson mbrojtjen e sigurisë së bisedave të zyrtarëve të lartë të vendit.

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri publike një pjesë të re të dokumenteve, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e të dhënave të telekomunikacionit të qytetarëve amerikanë.

Në lidhje me skandalin rreth përgjimit të telefonit të Kancelares gjermane Angela Merkel hetuesit gjermanë mund të marrin në pyetje Edward Snowden në Rusi.

Administrata e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk mund të mos ketë qenë në dijeni të përgjimit nga shërbimet e zbulimit të telefonit të Angela Merkel, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës thirri ditën e premte Ambasadorin amerikan në Madrid, James Costos, në lidhje me skandalin me të dhënat e reja mbi përgjimin nga ana e shërbimeve amerikane të zbulimit të bisedave telefonike të qytetarëve evropianë.

Ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden mori me vete dhjetra mijëra dokumente, duke përfshirë edhe ato që lidhen me programet e mbledhjes së informacionit të fshehtë nga Rusia, Irani dhe Kina, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Gjermania pret të marrë të dhëna "të plota dhe të ndershme" mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së, deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Guido Westerwelle, në lidhje me njoftimet mbi përgjimin e mundshëm të telefonit të Angela Merkel.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30