|
|
Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi megjithatë udhëtimin e vet në Moskë për takimin e planifikuar me Presidentin Vladimir Putin. Por për pjesëmarrje në Samitin e "Njëzetëshes së Madhe" në Shën Petersburg, i cili do të mbahet me 5-6 shtator, Obama do të vijë patjetër. Në një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë thuhet se do të ishte më "konstruktive" të shtyhej takimi deri në kohën e arritjes së rezultateve më të rëndësishme, më me peshë "në agjendën e përbashkët".
Blogerët do të fillojnë të mbledhin të holla për Edward Snowden, njoftoi anëtari i Këshillit të Federatës Rusllan Gattarov.
Të afërmit e ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik në Rusi, po aplikojnë për vizë në Rusi, në mëyrë që të takohen me të së shpejti.