×
agjent, 1 gusht 2013

Autoritetet amerikane kanë ndërmend të diskutojnë sot me Federatën Ruse situatën me dhënien e strehimit (azilit) të përkohshëm ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden dhe bisedimet e ardhshme të Ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, deklaroi Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Amnesty International e vlerëson pozitivisht dhënien e azilit të përkohshëm nga ana e Rusisë ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, deklaroi ditën e enjte Kreu i organizatës së të drejtave të njeriut në Moskë, Sergei Nikitin.

Ish-agjenti i zbulimit amerikan Edward Snowden e ka quajtur "triumf të drejtësisë" vendimin e autoriteteve ruse për t'i dhënë atij azil të përkohshëm.

Babai i ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm në Federatën Ruse, falenderon Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin për ndihmën e dhënë djalit të tij.

Dhënia e azilit të përkohshëm politik Edward Snowden nga ana e Rusisë nuk ka gjasa të ndikojë në vendimin e Presidentit amerikan Barack Obama për të marrë pjesë apo jo në Samitin e “G-20-ës”, i cili do të mbahet 5-6 shtator në Shën Petersburg, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës ruse për Informacionin politik Aleksei Muhin.

Themeluesi i rrjetit të madh social "VKontakte" në RuNet Pavell Durov i ofroi ish-oficerit të zbulimit amerikan në arrati (të kërkuar) Edward Snowden punë në kompaninë e tij.

Ish-bashëpunëtori i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, ditën e enjte u largua nga aeroporti "Sheremetievo" i Moskës, nga zona e tranzitit, ku ai qëndroi për më shumë se një muaj që nga 23 qershori dhe aktualisht ndodhet në territorin e Rusisë, njoftoi përfaqësuesi i aeroportit.

Autori i rrjedhjeve të bujshme në media të materialit të klasifikuar mbi programet amerikane të spiunazhit, Edward Snowden, ditën e enjte do të bëjë një deklaratë lidhur me çështjen e informatorit të "WikiLeaks", Bradley Manning, njofton "WikiLeaks" në faqen e vet në Twitter.

SHBA-ja, si dhe më parë, nuk dëshiron që situata e krijuar rreth ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, të ushtrojë ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-amerikane, deklaroi Përfaqësueja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf, në një konferencë të rregullt për shtyp.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
10
11
12
13
14
17
18
19
20
21
22
23
24
25
27
29
31