×
Zëri i Rusisë, Tetor 2013

Një nga Radiokompanitë më të mëdha në botë - "Zëri i Rusisë" - kremton sot ditëlindjen e vet. 84 vjet më parë nga Moska filloi radiotransmetimi në gjuhën gjermane, kurse më tej erdhi duke u rritur në mënyrë progresive numri i gjuhëve të transmetimit. Më 28 nëntor të vitit 1945 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe.

Më 26-27 tetor në Moskë u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve rusishtfolës, në të cilin morrën pjesë delegatë nga 30 vende të botës.

Gjatë kësaj fundjave (më 26-27 tetor) në një nga hotelet e Moskës "Holiday Inn" u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve në gjuhën ruse. Pjesëmarrës të tij ishin delegatët nga 30 vende të botës. Sot audienca e përgjithshme e mediave shtetërore dhe komerciale rusishtfolëse, që punojnë në të gjitha kontinentet, numëron rreth 10 milionë vetë.

Më 18 tetor do të zhvillohet ceremonia e përurimit të teatrit të parë në Lindjen e Largët të Rusisë, teatrit të Operas dhe Baletit të Primorjes.

Në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" nën titullin "Këtu transmeton "Zëri i Rusisë". Ajo do të zgjasë deri në 18 tetor të vitit 2013.

Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" arriti të komunikonte me babain e ish-agjentit të zbulimit amerikan Edward Snowden.

Midis mediave të Internetit për projektin më të mirë në lidhje me Luftën e Madhe Patriotike juria e konkurrencës mbarëruse "Patrioti i Rusisë" zgjodhi projektin e Internetit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" "Fitoret e mëdha të Luftës së Madhe", në kuadër të së cilit tregohej për Stalingradin, betajet e Kurskut dhe thyerjen e bllokadës së Leningradit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
8
9
11
12
13
14
15
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
30
31