×
Zëri i Rusisë

Radiokompania "Zëri i Rusisë" dëshiron të urojë audiencën e saj të mrekullueshme dhe inteligjente me rastin e Vitit të Ri!

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Rjabkov në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" iu përgjigj pyetjeve në lidhje me drejtimet kryesore të politikës së jashtme ruse.

Të dashur miq!

Ne përzemërsisht Ju urojmë me rastin e festës së ndritshme të Krishtlindjeve. Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet! Mirësi, ngrohtësi dhe dashuri për të gjithë Ju! Faleminderit, që mbeteni me ne! Le të mbizotërojë në shtëpitë Tuaja gjithmonë paqja dhe prosperiteti!

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve "Rusia Sot", e krijuar në bazë të Agjencisë informative RIA Lajmet (RIA Novosti), ka shumë mundësi që para fundit të vitit të fillojë të veprojë si person juridik i pavarur, deklaroi Kreu i Agjencisë Federale për Shtyp dhe Komunikim masiv Mihaill Sesllavinskij (Michael Seslavinsky).

Radiokompania "Zëri i Rusisë" do të vazhdojë transmetimin e vet në kuadër të strukturave të Agjencisë së re informative ndërkombëtare "Rusia Sot", deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Dimitri Kiseljov në takimin e ditës së enjte me kolektivin e radiostacionit.

"Zëri i Rusisë" është një masmedia me shumëllojshmëri gjuhësh (multilanguages), një platformë ku njerëz të ndryshëm kanë të drejtë të shprehen në shumë gjuhë, theksoi Kryetari i kompanisë radio transmetuese Andrei Bistrickij në një intervistë me kanalin televiziv polak TVP (Telewizja Polska S.A., TVP Info).

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi ​​një dekret për themelimin e "Agjencisë ndërkombëtare të informacionit "Rusia Sot", e cila do të përfshijë kompaninë radio transmetuese "Zëri i Rusisë"dhe "Agjencinë informative ndërkombëtare ruse "RIA Novosti" ("RIA Lajmet").

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

Më 3 dhjetor mbërriti për të vizituar Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" një grup i televizionit polak "TVP".

Kryetari i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", Andrei Bistrickij, priti sot Shefen e Byrosë së Agjencisë spanjolle të lajmeve EFE në Moskë, Virginia Hebrero, dhe diskutoi me të perspektivat e zgjerimit të bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit të informacionit midis dy subjekteve transmetuese.

Me rastin e fillimit të turneut të Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" në Evropë (në Poloni, Gjermani, Republikën Çeke, Sllovakia), Ambasadori rus në Poloni, Aleksandër Aleksejev, dha një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Leszek Miller, deputet i Sejmit (Parlamentit) polak, Kryetar i Aleancës së Majtë Demokratike, Kryeministër i vendit në periudhën e viteve 2001-2004, në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" i bëri vlerësimin e vet gjendjes aktuale dhe perspektivave të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Polonisë.

Të mërkurën në një takim të Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Politikën e Informacionit u njoftua në lidhje me planet e financimit shtetëror të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Leszek Cezary Miller, deputet i Sejmit, Kryetar i Aleancës së Majtë Demokratike dhe ish-Kryeministër i Polonisë, priti në Sejmin e Republikës së Polonisë përfaqësuesit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Ish-Kryetari i Sejmit (parlamenti polak) dhe ish-Kryeministri i Polonisë Josef Oleksy ishte i pranishëm në koncertin e Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" që u mbajt në Varshavë.

Në Varshavë më 4 nëntor u dha koncerti me sallë të tejmbushur plot e përplot me spektatorë i Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov", në të cilin ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori rus Aleksandër Aleksejev dhe bashkëshortja e tij, ish-Kryetari i Sejmit dhe ish-Kryeministri polak Jozef Oleksy me gruan, ish-Kryeministri i Polonisë Kazimierz Marcinkiewicz.

Me rastin e fillimit të turneut në Poloni të Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" Ambasadori i Rusisë Aleksandër Aleksejev priti Drejtorin e Ansamblit Leonid Malev, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë EAR Piotr Skulski, që organizon këto turne, si dhe përfaqësuesit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", e cila është partnere mediatike e Ansamblit.

Tashmë që prej 10 vjetësh Piotr Skulski, Drejtor i Agjencisë polake EAR, organizon shfaqjet e Ansamblit ushtarak rus të këngëve dhe valleve "Aleksandrov" në Poloni, dhe gjatë gjithë këtyre viteve në koncertet e tij janë shitur paraprakisht të gjitha biletat dhe sallat kanë qenë të mbushura plot e përplot. Më 3 nëntor artistët rusë do të fillojnë turneun e radhës në këtë vend në Vistula.

Një nga Radiokompanitë më të mëdha në botë - "Zëri i Rusisë" - kremton sot ditëlindjen e vet. 84 vjet më parë nga Moska filloi radiotransmetimi në gjuhën gjermane, kurse më tej erdhi duke u rritur në mënyrë progresive numri i gjuhëve të transmetimit. Më 28 nëntor të vitit 1945 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe.

Më 26-27 tetor në Moskë u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve rusishtfolës, në të cilin morrën pjesë delegatë nga 30 vende të botës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31