Mediat kineze njoftuan se në vendin e rrëshqitjeve gjigande të dheut në Tibet, të cilat goditën ditën e premte një kompleks minierash, u gjetën 17 trupa viktimash.
Në rajonin autonom të Tibetit në Kinë sot, si rezultat i rrëshqitjeve të dheut, në një minierë ari u bllokuan 83 persona. Dy punëtorë gjetën vdekjen, njoftuan përfaqësuesit e autoriteteve lokale.
Viktima të rrëshqitjes së dheut në jugperëndim të Kinës u bënë 42 persona. Tragjedia ndodhi në mëngjesin e së enjtes në provincën e Yunnan. Një rrymë e madhe balte mbuloi banesat e 16 familjeve të fshatit Gaopo.