×
Kriza siriane, 20 dhjetor 2013

Moska prej kohësh argumenton se fitorja e opozitës do ta shndërrojë Sirinë në një vatër të ekstremizmit islamik. Ruajtja e Bashar Al-Assadit në pushtet - ky është më i miri ndër gjithë skenarët e mundshëm të zgjidhjes së krizës siriane. Tani për këtë kanë filluar të flasin hapur edhe politikanët perëndimorë. Dhe për ndryshimin e pikëpamjes së vet ndaj asaj që po ndodh në Siri ata kanë vënë tashmë në dijeni rebelët sirianë.

Moska është fort e shqetësuar për situatën e krijuar rreth objektit sirian në rajonin e Al-Sukari, ku janë magazinuar substancat kimike të destinuara për nxjerrjen dhe likuidimin e mëtutjeshëm jashtë kufijve të vendit, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Opozita siriane do të përfaqësohet nga një delegacion i vetëm në konferencën ndërkombëtare "Gjeneva-2", të planifikuar për në 22 janar të vitit të ardhshëm në Montreux të Zvicrës, njoftoi një nga krerët e Koalicionit Kombëtar të opozitës dhe forcave revolucionare Michel Kilo.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
9
11
12
14
15
19
21
22
28
29
30
31