×
Kriza siriane, Tetor 2013

Shërbimet sekrete të Sirisë përgënjeshtruan njoftimet e mediave mbi shkatërrimin e një baze të Forcave të mbrojtjes ajrore pranë Latakia në bregdetin mesdhetar të vendit.

Në një intervistë për Agjencinë "Bloomberg" Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov, tha se Rusia do të jetë dakord me çdo politikan në postin e Presidentit të Sirisë, kryesorja është që këtij personi duhet t’i besojnë banorët vendas.

Natën e kaluar 6 avionë të Forcave Ushtarake Ajrore izraelite, duke fluturuar nëpërmjet territorit libanez, goditën bazën e mbrojtjes ajrore në rajonin e qytetit port sirian Latakia, njoftuan mediat libaneze.

Në Siri u eliminuan të gjitha pajisjet e deklaruara për prodhimin e armëve kimike, njoftuan përfaqësuesit e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Provokimet në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri do të vazhdojnë, flet me siguri eksperti i çështjeve të Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme Semion Bagdasarov.

Marrëveshjet e Gjenevës për shkatërrimin e armëve kimike në Siri po përmbushen në mënyrë shumë efektive, por gjithsesi vihen re përpjekje për ta minuar këtë proces, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos.

Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për Çështjet Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov, është indinjuar për faktin që qeveritë perëndimore nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimeve në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga rebelët në Siri kundër kurdëve sirianë.

Rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike kundër milicisë kurde në verilindje të vendit afër kufirit me Turqinë, njoftoi të mërkurën kanali televiziv libanez "Al Mayadin".

Korrespondenti i kanalit televiziv arab Al Arabiya Mohammad Sayed u vra në provincën e Aleppo-s në pjesën veriore të Sirisë.

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, njoftoi mbi shpalljen e amnistisë së përgjithshme.

Siria deklaroi 1.300 ton substanca kimike, të përdorura për prodhimin e armëve kimike, si dhe më shumë se 1.200 municione të pambushura, njoftohet në raportin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti të papranueshme kërcënimet në adresë të Rusisë dhe vendeve të tjera që janë pro zgjidhjes paqësore të konfliktit sirian.

Situata humanitare në Siri nuk do të përmirësohet për aq kohë sa të gjitha palët e konfliktit në këtë vend nuk do të ndjekin normat e të drejtës ndërkombëtare, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin.

Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) kanë kontrolluar tashmë në Siri 19 objekte të lidhur me armët kimike, dhe tani u kanë mbetur për të kontrolluar 4 objektet e mbetura nga 23 gjithsej të zbuluara në Damask, njoftohet ditën e premte në faqen e Internetit të Organizatës.

Norvegjia nuk ka ndërmend të shkatërrojë armët kimike siriane në territorin e saj, siç propozoi më parë OKB-ja, deklaroi Ministri i Jashtëm norvegjez Boerge Brende.

Më shumë se 3.000 militantë të ardhur nga Rusia dhe vendet anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura janë përfshirë në luftën civile në Siri në anën e opozitës.

Konfrontimi i armatosur në Siri vazhdon të përshkallëzohet. Kjo është shkaktuar nga aktivizimi i forcave, të cilat përpiqen të provokojnë rritjen e tensioneve etnike dhe fetare, thuhet në një koment të bërë ditën e enjte nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Qeveria suedeze vendosi të dërgojë një njësi transporti të Forcave Ushtarake të Mbretërisës për të ndihmuar Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në luftën për shkatërrimin e agjentëve kimikë në Siri.

Rebelët sirianë njoftuan për marrjen peng të inxhinierit nga Rusia, Sergei Gorbunov.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
15
19
20
26
27