×
Kriza siriane, 27 shtator 2013

Ekspertët e OKB-së do të hetojnë mbi 7 incidentet e përdorimit të armës kimike, duke përfshirë këtu edhe 3 raste e përdorimit të saj në periferi të Damaskut pas sulmit të 21 gushtit.

Inspektorët e OKB-së për armën kimike filluan punën në Siri ditën e enjte me një vizitë në një spital në Damask, njoftoi ditën e premte për Agjencinë "RIA Lajmet" një burim ushtarak sirian.

Inspektimet e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri mund të fillojnë më 1 tetor.

Votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila parashakon shkatërrimin e armëve kimike në Siri, është planifikuar të bëhet  natën duke u gdhirë dita e shtunë më 01:00 sipas orës së Moskës, njoftoi Misioni i Përhershëm i Francës në OKB në faqen e vet në Twitter.

Sot në mbëmje në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike do të diskutohet rezoluta për transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar, u njoftua në microblog-un e organizatës në Twitter.

Skenari i zgjidhjes së konfliktit sirian nëpërmjet forcës është ende i mundur. Edhe pse operacioni ushtarak kundër Damaskut u shty, vetëm zbatimi i përpiktë i "planit Lavrov-Kerry" do të ndihmonte për eleminimin e kërcënimit të një intervencioni ushtarak në Siri. Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për "Zërin e Rusisë" Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov.

Në radhët e opozitës siriane ka ndodhur një ndarje e vërtetë. Trembëdhjetë prej grupeve të mëdha rebele deklaruan se nuk e njohin Koalicionin Kombëtar dhe qeverinë e Ahmed Tumeha. Islamistët deklaruan shkëputjen e marrëdhënieve me kundërshtarët më liberalë të Bashar Al-Assad-it dhe u bënë thirrje mbështetësve të tyre t'i përmbahen ligjeve të sheriatit. Sipas mendimit të disa analistëve, situata po del jashtë kontrollit dhe mund të përfundojë në një masakër.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të votojë për rezolutën mbi asgjësimin e armëve kimike në Siri të premten, në qoftë se do të ketë një vendim të Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, njoftoi të enjten i Dërguari i Përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29