×
Kriza siriane, 19 shtator 2013

Mbledhja e komitetit ekzekutiv të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike (ONAK), e dedikuar likujdimit të armëve kimike në Siri, do të mbahet ditën e premte, më 20 shtator më 15.00 sipas orës lokale, thuhet në një njoftim të postuar në faqen e Internetit të Organizatës.

Rusia është plotësisht e përgatitur për zhvillimin e evakuimit të qytetarëve rusë nga Siri në rast se kjo do të jetë e nevojshme, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i vendit, Sergei Shoigu.

Rusia ka në plan kontakte të mëtejshme me opozitën siriane.

Rusia së shpejti do t'i dorëzojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së prova të reja që dëshmojnë se armët kimike në Siri janë përdorur nga opozita, dhe jo nga trupat e Bashar Al-Assad. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është duke pritur kthimin nga Damasku të Zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme Sergei Rjabkov. Ai ka zhvilluar konsultime me Ministrin e Jashtëm sirian Walid Muallem dhe ka marrë prova të reja që dëshmojnë se lëndët toksike janë përdorur nga rebelët.

Të paktën 19 persona u bënë viktima të shpërthimit të një autobusi nga një minë e vendosur anës rrugës në qendër të Sirisë, njoftuan autoritetet lokale.

Rusia do të dorëzojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së provat e përdorimit të armëve kimike nga opozita në Siri, ndoshta që sot, njoftoi i Dërguari i Posaçëm i Presidentit rus për Lindjen e Mesme Mihaill Bogdanov.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad deklaroi se Siria është shumë e bindur për shkatërrimin e rezervave të veta luftarake të substancave helmuese dhe do të përmbushë të gjitha dispozitat e Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike pa parakushte. Në një intervistë për televizionin amerikan "Fox News" Bashar Al-Assad vuri në dukje se Siria u bashkua me Konventën si një anëtare e plotë dhe është e gatshme t’i dorëzojë armët e veta për shkatërrim çdo vendi, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Zyrtarisht Damasku do të bëhet anëtari i 190-të i Organizatës më 14 tetor.

Grupi ekstremist "Shteti Islamik Irak dhe Levant" njoftoi marrjen nën kontroll të qytetit të Azazit në pjesën veriore të Sirisë.

Sondazhi i opinionit publik, rezultatet e të cilit u njoftuan të mërkurën nga kompania Gallup, dëshmoi se shumica dërrmuese e amerikanëve - 72% - përkrahin planin rus për Sirinë.

Udhëheqja siriane i dorëzoi Rusisë dëshmi që tregojnë se substancat toksike në këtë vend i kanë përdorur militantët, deklaroi të mërkurën në mbrëmje Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov pas një takimi në Damask me Presidentin sirian Bashar Al-Assad dhe përfaqësues të opozitës së moderuar.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad siguroi se vendi i tij do të zbatojë marrëveshjen për armët kimike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29