×
Kriza siriane, 18 shtator 2013

Presidenti sirian Bashar Al-Assad ka falënderuar Rusinë për mbështetjen e Damaskut, i cili po përballet me kërcënimin e intervencionit të huaj dhe terrorizmit, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Zv. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mikdad nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se OKB-ja nuk do të miratojë një rezolutë kundër Sirisë mbi bazën e kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, i cili lejon përdorimin e forcës.

Rusia pret një kthim të menjëhershëm të ekspertëve të OKB-së në Siri për të përfunduar hetimin e rasteve të përdorimit të dyshuar të armëve kimike, duke përfshirë edhe ato në periferi të Aleppo-s, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov zhvilloi bisedime në Damask me Presidentin sirian Bashar Al-Assad, njoftoi atashehu për shtyp i Ambasadës ruse.

Bisedimet mbi fatin e mëtejshëm të Sirisë nuk kanë përfunduar ende. Që do të thotë - ekziston ende mundësia e një sulmi ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Uashington deklarojnë drejtpërdrejt se shkelja nga ana e Damaskut e vendimeve në lidhje me transferimin nën kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt skenarit ushtarak.

Mbi perspektivat për zbatimin praktik të marrëveshjes për Sirinë, të arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diskutoi të martën në Damask Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Rjabkov.

Uashingtoni ende synon të arrijë largimin e Bashar Al-Assad nga posti i Presidentit të Sirisë, pasi pa këtë lufta civile në Republikën Arabe të Sirisë nuk mund të përfundojë, deklaroi Presidenti i SHBA-së Barack Obama për kompaninë televizive në gjuhën spanjolle "Telemundo".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29