×
Kriza siriane, 13 shtator 2013

Prokuroria e qytetit të Adanës (jugu i Turqisë) ka shpallur një akuzë formale kundër disa qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe Sirisë, të cilët në maj të këtij viti u përpoqën të blinin në Turqi 10 ton komponentë për prodhimin e armëve kimike. Organi i akuzës mendon se të dyshuarit janë të lidhur me grupet që luftojnë kundër qeverisë siriane si fronti An-Nusra dhe grupi Ahrar Al-Sham, të afërt me "Al-Qaeda".

Mbi situatën aktuale në Siri, mbi rrethimin e rebelëve në fshatin e krishterë Malula, mbi qëndrimin e popullsisë ndaj Rusi dhe Perëndimit i tregoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" një dëshmitar okular, gazetari Gian Micalessin.

Kandidatura e Vladimir Putinit mund të propozohet për Çmimin Nobel për Paqen. Informacioni në lidhje me këtë u përhap nga disa media ruse dhe të huaja. Komiteti i Çmimeve Nobel nuk i ka konfirmuar e as mohuar këto zëra, duke theksuar vetëm se "emrat e kandidatëve mbahen rreptësisht sekretë".

Procesi i anëtarësimit të Damaskut në Konventën e Ndalimit të Armëve Kimike (KNAK) duhet të zhvillohet shumë shpejt, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në bazë të rezultateve të takimit 3-palësh në Gjenevë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Vendet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (ang. Shanghai Cooperation Organisation, SCO) mbështesin propozimin e Rusisë për transferimin e armëve kimike siriane nën kontrollin ndërkombëtar dhe bëjnë thirrje për mbajtjen sa më të shpejtë të një konference për zgjidhjen e situatës në këtë vend.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkëmbyen vlerësime themelore të situatës në Siri, ekspertët filluan shqyrtimin e çështjeve specifike, njoftoi një burim nga delegacioni rus pas takimit të mbajtur të enjten në mbrëmje në Gjenevë.

Në zyrën e OKB-së në Gjenevë filloi takimi mes Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe të Dërguarit Special të OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29