×
Kriza siriane, 6 shtator 2013

SHBA-ja dhe vendet e tjera, duke nisur një operacion ushtarak në Siri, e vënë veten në një pozicion të jashtëligjshëm. Për këtë deklaroi më 6 shtator Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën përfundimtare për shtyp të Samitit të "G-20".

Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Punët e Jashtme Aleksei Pushkov kritikoi Presidentin amerikan Barack Obama për qëndrimin që lideri amerikan ka zgjedhur të mbajë në lidhje me çështjen siriane.

Moska është e shqetësuar rreth sulmeve të mundëshme të SHBA-së mbi objektet kimike në Siri.

Rusia do të ndihmojë Sirinë në rast të një sulmi të jashtëm ushtarak në këtë vend, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Destabilizimi i situatës në Lindjen e Mesme në kohë të vështira për nga pikëpamja ekonomike është joproduktiv, pasi ky rajon furnizon botën me burime energjetike, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një konferencë shtypi në bazë të përfundimeve të Samitit "G-20".

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vladimir Putin dhe Barack Obama, kanë rënë dakord të vazhdojnë kontaktet në nivelin e Ministrive së Punëve të Jashtme mbi një sërë çështjesh që lidhen me Sirinë, njoftoi ndihmësi i Kryetarit të shtetit rus, Juri Ushakov.

"Një operacion ushtarak i pamenduar mirë mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe tragjike", - deklaroi të premten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke iu drejtuar liderëve të vendeve të "G-20" në lidhje me situatën humanitare në Siri.

Këngëtarja amerikane Madonna iu drejtua autoriteteve të vendit të saj me apelin për të mos kryer një operacion ushtarak në Siri.

Shumica e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, sipas rezultateve të një anketimi, kundërshtojnë operacionin ushtarak në Siri dhe besojnë se kjo do të çonte në rritjen e ndjenjave anti-amerikane në Lindjen e Mesme dhe nuk do të zgjidhë detyrat që parashtrohen.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem do të vizitojë Moskën më 9 shtator, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar Pentagonit të rrisë numrin e objektivave të sulmit ndaj Sirisë dhe të studiojë mundësinë e përfshirjes në këtë operacion të Forcave Ushtarake Ajrore, shkruan gazeta "The New York Times", duke cituar një burim në Shtëpinë e Bardhë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29