×
Kriza siriane, 5 shtator 2013

Në Siri nuk ka panik në lidhje me kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake, njoftoi Gjenerali i ushtrisë siriane, Mohamed Isa.

Rusia do të ngrejë në sesionin e vjeshtës të Këshillit të Bordit Drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) më 9 shtator problemin e rreziqeve bërthamore në lidhje me goditjen e mundshme të SHBA-së mbi Siri, deklaruan ditën e enjte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Teherani do të vazhdojë të mbështesë Sirinë në dritën e një goditje të mundshme ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi Komandanti i njësisë speciale "Al-Quds" i rojeve të revolucionit islamik, Qassem Suleimani.

Mbi nevojën për pritjen e rezultateve të hetimit të OKB-së dhe vetëm pastaj marrjes së një vendimi mbi Sirinë, deklaruan në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg Kryetari i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Autoritetet amerikane janë duke studiuar mundësinë e shtimit të ndihmës për rebelët sirianë dhe transferimin e përgjegjësisë për këtë operacion Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, u tha gazetarëve amerikanë në kushte anonimiteti një përfaqësues i administratës së Barack Obamës.

Rritja e tensionit rreth situatës në Siri është e bazuar në keqinformime dhe keqinterpretime të fakteve. Për këtë Ministria ruse e Punëve të Jashtme akuzon SHBA-në dhe aleatët e saj. "Loja e pisët" në fushën e informacionit, ndër të tjera, është e drejtuar edhe kundër Rusisë. Qëllimisht keqinterpretohet politika e Moskës dhe historia e marrëdhënieve të saj me Sirinë. Ministria ruse e Punëve të Jashtme e ka kritikuar ashpër këtë fushatë.

Nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake e konfliktit sirian, zgjidhja mund të arrihet vetëm nëpërmjet rrugës politike, shprehet i bindur Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Bombardimi i objekteve bërthamore që përdoren për qëllime paqësore në Siri do të çonte në rënien e teknologjive bërthamore në duart e terroristëve, mendon eksperti në fushën e energjisë bërthamore, Aleksandër Uvarov.

Pentagoni njoftoi një ditë më parë koston e përafërt për zhvillimin e sulmit. Sipas përllogalitjeve më modeste, do të duhet të shpenzohen rreth 200 milionë $.

Komiteti për Çështjet Ndërkombëtare i Senatit Amerikan miratoi projektrezolutën për përdorimin e forcës ushtarake në Siri.

Kriza siriane ka ndryshuar prioritetet e samitit të "G-20" në Shën Petersburg. Takimi ceremonial i krerëve të ekonomive kryesore të botës shndërrohet në një debat të vështirë në lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe moralin e shëndoshë.

I dërguari i Posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, u nis të enjten për në Shën Petersburg në samitin e "G-20", njoftoi zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29