×
Kriza siriane, 4 shtator 2013

Ambasadori i Sirisë në Kiev, Mohamed Said Akil, pohon se qytetarët ukrainas luftojnë gjithashtu në Siri në anën e forcave antiqeveritare.

Rajoni i Damaskut, ku ndodhet Ambasada e Rusisë, i është nënshtruar një sulmi intensiv me predha mortajash, njoftuan punonjësit e përfaqësive diplomatike ruse në Bejrut dhe Damask.

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal al-Mikdad, u bëri thirrje vendeve fqinje që të përmbahen nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak amerikan kundër Damaskut.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të mbështesë çdo lloj koalicioni kundër qeverisë së Sirisë, njofton botimi libanez "Daily Star".

Rusia vazhdon të mbështesë Sirinë duke e furnizuar atë me armë mbrojtëse, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal al-Mikdad.

Komanda ushtarake jordaneze dha urdhrin për vënien e Forcave Ushtarake Ajrore të vendit në gatishmëri të lartë në rast fillimi të operacioneve të vendeve perëndimore në Siri, njofton kanali televiziv "Al Arabia".

Sipas të dhënave të "Këshillit Kombëtar të Sirisë", shefi i shërbimit mjeko-ligjor të qytetit të Aleppo-s u largua nga vendi, duke marrë me vete provat që dëshmojnë se regjimi i Bashar Al-Assad është i përfshirë në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Moska propozon diskutimin e situatës së tensionuar rreth Sirisë në samitin e "Njëzetëshes së Madhe". Këtë e dekalroi Presidenti rus Putin në një intervistë për "Pervij Kanal" (Kanali i Parë) të radiotelevizionit rus dhe agjencinë amerikane të lajmeve AP (Associated Press).

Vendimi i Presidentit amerikan Barack Obama për nisjen e një sulmi ushtarak kundër Sirisë "nuk ka kuptim" dhe vetëm do të shkaktonte vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, paralajmëroi të martën Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në OKB Bashar Jaafari.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ai nuk e përjashton vendimin pro nga ana e Moskës për operacionin ushtarak në Siri, nëse faji i Damaskut për përdorimin e armëve kimike do të provohet, por vetëm me miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29