×
Sport 15 shkurt 2014

Sportisti rus Victor An fitoi medaljen e parë të artë në historinë e Rusisë në Lojrat Olimpike në disiplinën e short track, duke arritur i pari në vijën e finishit të garës 1000 metra në Soçi.

Sportistja ruse e disiplinës së freestyle Maria Komissarova të shtunën mori një traumë mjaft serioz gjatë kohës së stërvitjes në pistën olimpike të krosit për ski malore në Soçi dhe do të operohet, njoftohet në faqen e Internetit të Federatës Ruse të Freestyle.

Biletat për etapën e parë në historinë e Rusisë të garave të "Formula 1" do të kushtojnë nga 150 euro e sipër për rally-n e fundjavës, deklaruan organizatorët garës. Kostoja minimale e biletës në zonën VIP do të jetë 650 €.

Zyrtarët sportivë amerikanë kanë shprehur admirimin e vet përkatësisht organizimit dhe zhvillimit të Lojrave Olimpike në Soçi. Falenderimin për mikpritjen e ngrohtë ata ia kanë shprehur personalisht Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, i cili vizitoi të premten Shtëpinë amerikane në Parkun Olimpik.

Të shtunën në Lojrat Olimpike në Soçi do të do të zhvillohet konkurrenca sportive për 7 komplete medaljesh. Do të përcaktohen kampionët në disiplinën e skive alpine, ata të garave me ski, në short track, në vrapimin me patina mbi akull, në skeleton dhe kërcimet me ski nga trampolina.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
9
16
23
24
26
28